×
  • Lajme
  • Lajme

    Tusk i dërgon letër Hotit: Dialogu me Beogradin të rifillohet me energji të re

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Siç njofton zyra e tij, kryeministri Avdullah Hoti ka pranuar edhe sot një letër urimi nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës në krye të Qeverisë së Kosovës.Në letrën e tij Tusk thotë se janë të lumtur që familjen e EPP-së kanë LDK-në si anëtare, parti e themeluar nga Ibrahim Rugova dhe e udhëhequr tani nga lidershipi i Isa Mustafës.

    “Emërimi juaj vjen në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të mëdha: pandemia COVID-19, pasojat e saj ekonomike dhe sociale të lidhura me atë dhe nevoja urgjente për pajtim politik në rajon me qëllim të arritjes së një stabiliteti më të madh për tërë Evropën”.

    Në letrën e urimit të presidentit Tusk thuhet:I nderuar kryeministër,Me kënaqësi të madhe ju uroj që jeni bërë kryeministër i Kosovës në fillim të këtij muaji. Emërimi juaj vjen në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të mëdha: pandemia COVID-19, pasojat e saj ekonomike dhe sociale të lidhura me atë dhe nevoja urgjente për pajtim politik në rajon me qëllim të arritjes së një stabiliteti më të madh për tërë Evropën.

    Në lidhje me secilën nga këto sfida, ju uroj juve dhe ekipit të LDK-së të gjitha të mirat dhe shumë suksese. Jam i bindur se do të udhëzoheni nga vlerat tona të EPP-së dhe se parimet e sundimit të ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë të larta në agjendën tuaj. Dialogu me Beogradin gjithashtu duhet të rifillohet me energji të re: me të vërtetë, duket se tani është një moment i ri për këtë.Më lejoni të përfundoj duke nënvizuar se ne jemi të lumtur në familjen tonë të EPP të kemi LDK-në si anëtare, parti e themeluar nga Ibrahim Rugova dhe e udhëhequr tani nga lidershipi i Isa Mustafës. Shpresojmë të shohim dhe mezi presim të shohim, në të ardhmen, gjithashtu, një LDK të fortë dhe të bashkuar në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve të saj.Me urimet e mia më të mira,Donald TUSKPresident i EPP

    Nga Rubrika
    Lajme19 Janar 2025
    Në një takim të rëndësishëm me punonjësit shëndetësorë të Kosovës, Elmi Reçica, kandidati për deputet nga PDK, prezantoi vizionin për një shëndetësi...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në Kodrën e Trimave, Prishtinë, në kuadër...
    Lajme19 Janar 2025
    Aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, i ka vazhduar në Washington DC takimet e shumta me nivelet më të larta të politikëbërjes...
    Të tjera
    Vip19 Janar 2025
    Luiz Ejlli ka publikuar një këngë të re. Kënga me titull “A ke zemër” vjen e shoqëruar me videoklip dhe në duet...
    Vip19 Janar 2025
    Sara nuk ka bagazh për asnjë gjë, është shprehur Rezi. Gjatë një diskutimi me Xhenetën, nuk pati fare vlerësim të mirë për...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani. Kryetari i...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur emocionet e tij të thella pas një tubimi madhështor në Rugovë. Abdixhiku e...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Katër drejtues kamioni marokenë u zhdukën të shtunën teksa kalonin zonën kufitare të trazuar midis Burkina Fasos dhe Nigerit, sipas një burimi...
    Vip19 Janar 2025
    Driloni ka shijuar në heshtje gjithë atmosferën të cilën po bënin banorët me muzikë e valle. Ai u pa teksa qëndronte në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.