[wp-story]

Bota/Rajoni

Turqia prezanton makinën e tyre të parë fluturuese

Turqia prezanton makinën e tyre të parë fluturuese
17:31 | 07 Gusht 2019

Selcuk Bayraktar, drejtori i prodhuesit të dronëve Baykar, paralajmëroi prototipin e makinës fluturuese, e cila do të jetë projekti i parë i këtij lloji në Turqi.

Ai tha se kompania ka punuar për tetë muaj në vizatimin teknik, modelim, testim, detaje dhe prodhimin e prototipit. Makina fluturuese Cezeri është planifikuar të përfundojë në shtator, dhe mund të zbulohet në Teknofest, festivali më i madh i teknologjisë së Turqisë.

Makina është emëruar sipas inxhinierit të famshëm Al-Jazari, i cili jetoi midis viteve 1136 dhe 1206. Bayraktar gjithashtu nisi një studim për të zgjedhur një nga katër ngjyrat për makinën fluturuese.

Kompania Baykar u themelua në vitin 1984 dhe prodhon dronë të armatosur dhe të paarmatosur, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme avionësh.

 

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera