×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia pranon kushtet e Putinit

    FrontOnline
    05 Gusht 2022

    Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu turk, Recep Tayyip Erdogan, ranë dakord për të rritur bashkëpunimin në industrinë e transportit, bujqësisë, financave dhe ndërtimit, thanë në një deklaratë të përbashkët pas një takimi katër orësh.

    Turqia ndërmjetësoi një marrëveshje të nënshkruar nga Ukraina, Rusia dhe Kombet e Bashkuara në Stamboll muajin e kaluar, sipas së cilës eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës rifilluan pas disa muajsh bllokimi, raporton theguardian.

    Në deklaratë, Putin dhe Erdogan theksuan nevojën për “zbatimin e plotë të marrëveshjes së Stambollit, duke përfshirë eksportin e papenguar të grurit, plehrave dhe lëndëve të para të Rusisë për prodhimin e tyre”.

    ë dy liderët ranë dakord gjithashtu të kalonin një pjesë të pagesave për gazin rus në rubla, u tha gazetarëve pas bisedimeve zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, shkruan aa.

    Të dy gjithashtu “riafirmuan vendosmërinë e tyre për të vepruar në koordinim dhe solidaritet në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste” në Siri.

    Ankaraja ka kryer operacione të shumta në veri të Sirisë që nga viti 2016, duke kapur qindra kilometra tokë dhe duke synuar milicinë kurde të YPG-së, pavarësisht kundërshtimit nga Moska.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit "Rafale" që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundit të mërkurën. Në gusht të vitit 2009, Gjykata Rajonale e...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Vip25 Prill 2024
    Seriali vendor “Çka ka shpija” po vazhdon të jetë një serial shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar. Në këtë serial luajnë shumë...
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.