[wp-story]

Bota/Rajoni

Turqia lehtëson masat e izolimit, rihap restorantet dhe parqet

Turqia lehtëson masat e izolimit, rihap restorantet dhe parqet
10:58 | 01 Qershor 2020

Restorantet, kafenetë dhe parqet janë rihapur nga e hëna në Turqi. Në këtë shtet janë larguar kufizimet edhe në transportin ndër-urban.

Qeveria e presidentit Rexhep Erdogan ka filluar t’i lehtësojë masat e izolimit në javët e kaluara pasi autoritetet kanë thënë se pandemia është nën kontroll, shkruan “Reuters”.
Deri më tani, në Turqi janë regjistruar mbi 4,500 të vdekur nga koronavirusi dhe më shumë se 160 mijë janë infektuar.

Përpos restoranteve dhe kafeneve, punën nga e hëna do ta rifillojnë pishinat, bibliotekat dhe muzetë.

Do të rihapen edhe çerdhet për fëmijë dhe qendrat e kujdesit ditor, por masat për kufizimin e lëvizjes për personat mbi moshën 65-vjeçare dhe nën 18-vjeçare do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera