×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia kritikon përpjekjet për armëpushim mes forcave armene dhe azere

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka kritikuar përpjekjet ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve mes forcave armene dhe asaj zere.

    Çavusoglu ka deklaruar se ndërkombëtare nuk kanë arritur pothuajse asgjë për normalizim në afro 30 vite, ndërsa ka shtuar se do të jenë krah Azerbejxhanit dhe do të solidarizohen me azerët e asaj pjese.

    Ndërkohë, Ankaraja vazhdimisht i ka bërë thirrje Jerevanit, kryeqytetit armen që t’i tërheqë trupat nga Nagorno-Karabaku.

    Përgjatë një vizite në kryeqytetin Baku të Azerbejxhanit, Çavusoglu ka thënë se një armëpushim nuk do të ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftimeve.

    “Mund të ketë një armëpushim, por cili do të jetë rezultati?”. “A mund t’i thuash Armenisë që menjëherë të tërhiqet nga tokat Azeriane? A mund të gjeni një zgjidhje që ajo të tërhiqet? Jo, janë thirrjet e njëjta për 30 vjet”, ka potencuar Ministri i Jashtëm turk.

    Në javën e kaluar, Franca, pjesë e grupit të Minskut, pjesë ndërmjetësuese e konfliktit së bashku me Rusinë dhe SHBA-në, ka propozuar një iniciativë për rillim të bisedimeve mes Bakus dhe Jerevanit, por është refuzuar menjëherë nga forcat azere, duke thënë që Baku kishte nevojë për garanci që të bëhet një armëpushim.

    “E gjithë bota tani duhet ta kuptojë se kjo nuk mund të vazhdojë kështu”, ka përfunduar ministri Çavusolgu.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.