[wp-story]

Lajme

“Turp e mjerim”, thotë Albulena Haxhiu për ministrinë që ndali ndihmat sociale

“Turp e mjerim”, thotë Albulena Haxhiu për ministrinë që ndali ndihmat sociale
23:56 | 08 Dhjetor 2019

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ministrin e Mirëqenies Sociale për ndaljen e dhënies së ndihmës sociale për ata që punuan në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Me ndihmën sociale në Kosovë, familjet në nevojë nuk mund të kryejnë as nevojat mujore që i kanë. Çfarë ka bërë Ministria! Personave që marrin ndihmë sociale, e që kanë punuar në ditën e zgjedhjeve, ia kanë ndalur ndihmën sociale!!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo thotë se pushteti po bën padrejtësi ndaj atyre për të cilët, sipas Haxhiut, shteti nuk ka bërë asgjë.

“Kjo është e papranueshme. Çfarë shteti e pushteti, që varfëron e bën padrejtësi pikërisht me ata që nuk e kanë ndjerë kurrë dorën e shtetit ashtu siç duhet.

Çfarë turpi e çfarë mjerimi!”, thuhet në postimin e deputetes së zgjedhur të VV’së./Front Online/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera