×
  • Lajme
  • Lajme

    Tubimet e partive politike, reagon Avokati i Popullit: Po rrezikohet jeta e qytetarëve

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zbatimin selektiv të masave të qeverisë për parandalimin e pandemisë COVID-19, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme 2021.

    Avokati i Popullit përmes një reagimi për media ka theksuar se ka vërejtur se që nga fillimi i fushatës parazgjedhore nuk janë respektuar masat antiCOVID nga ana e partive politike ndërsa në anën tjetër institucionet që kanë për obligim t’i zbatojnë këto masa nuk kanë reaguar.

    “Ky është një standard i dyfishtë që nuk mund të tolerohet dhe cenon barazinë e qytetarëve para ligjit. Përveç kësaj, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e tij për rrezikimin e jetëve të qytetarëve për mos respektim të masave. Avokati i Popullit edhe njëherë rithekson obligimin që kanë të gjitha institucionet dhe partitë politike që të respektojnë masat për parandalimin e pandemisë ndërsa fton autoritetet kompetente që të ndërmarrin veprime konkrete për respektimin e këtyre masave nga subjektet politike“, thuhet në reagim.

    Avokati i Popullit më tej ka theksuar se bazuar në ankesat që ka pranuar nga qytetarët që ndërlidhen me procesin zgjedhor e që kryesisht kanë të bëjnë me verifikimin e aplikacioneve jashtë vendit, vështirësitë për shkarkim të formularëve të fletëvotimeve nga ëeb faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mos përfshirja e qytetarëve me të drejtë vote në listën e votuesve, si dhe mospranimi përmes emailit të ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

    “Po ashtu, kërkesë e veçantë e votuesve jashtë vendit ka qenë mundësia që të shtyhet afati për pranimin e votave të dërguara me postë. Lidhur me këto ankesa, Avokati i Popullit i bënë thirrje KQZ-së ti shqyrtojë ato me qëllim që askush të mos privohet nga e drejta për të votuar.

    Për krejt këto shqetësime e me qëllim të përmbushjes së mandatit kushtetues, Avokati i Popullit është mobilizuar që të monitorojë procesin zgjedhor dhe me këtë rast njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se zyra kryesore dhe ato rajonale do të jenë të hapura në ditën e zgjedhjeve ku do të pranohen ankesat në rast të parregullsive që cenojnë të drejtën e votës së lirë.

    Zgjedhjet janë të rëndësishme për vendin prandaj është në interes të të gjithëve që këto zgjedhje të jenë të lira e demokratike“, thuhet në reagim. /Front Online/

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Është ndaluar një person në Vushtrri, pasi tek i njëjti, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole. “Njësiti i hetuesisë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se pret që, pas formimit të institucioneve të reja evropiane dhe pas zgjedhjeve...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës ka të drejtë të jetë në cdo kohë dhe në çdo cep të...
    Lajme27 Shtator 2024
    Janë arrestuar dy persona në Gjakovë pasi të njëjtit kishin publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Policia ka bërë të...
    Lajme27 Shtator 2024
    Është arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se gjatë një pike kontrolli të veturave, nuk ka zbatuar urdhërata e zyrtarit...
    Lajme27 Shtator 2024
    Një aksident trafiku u regjistrua të enjten në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë ndërmjet dy veturave. Si pasojë kanë pësuar lëndime...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim Severi Keinala, këshilltarin e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari. Gjatë takimit, sipas...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në një bankë në Prishtinë, janë deponuar 700 euro të falsifikuara. Rastin në polici e ka paraqitur një zyrtar i bankës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.