×
  • Lajme
  • Lajme

    Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë

    FrontOnline
    04 Shkurt 2021

    Partia Demokratike e Kosovës sot mbajti tubimin e saj hapës të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Gjakovë.

    Ai i nisi me fjalimin e kryetarit të degës në këtë komunë, Hajdar Beqa.

    Beqa që eshtë kandidat për deputet para qindra të pranishmëve në sallë kritikoi ashpër dy kryeministrat e kaluar, Albin Kurtin e Avdullah Hotin.

    “Ata nuk do të mbahen mend për asgjë tjetër vetëm për shkelje të Kushtetutës”, theksoi ai.

    Sipas tij koha e të dy këtyre politikanëve ka kaluar dhe se është momenti që vendi të qeveriset prapë nga Partia Demokratike e Kosovës në krye me Enver Hoxhajn.

    Plani i tyre qeverisës, Beqa tha se është bindshëm më i miri dhe se fuqizon të gjitha fushat.

    “E kemi Partinë Demokratike që e respektojmë shumë. Pa të nuk ka ndodh asgjë e mirë në Kosovë.  Prej se u ndalë PDK-ja u ndalë edhe Kosova. Votone Partinë Demokratike. Do të rimëkëmbët Ekonomia, Policia, Zjarrfikësit, Arsimi, Shëndetësia. Punëtorët shëndetësorë me theks të veçantë të cilët që 1 vjet e dy muaj janë në ballë të pandemisë. E kemi obligim me bë këtë për juve”, theksoi ai.

    I pari i PDK-së në Gjakovë u ndalë edhe tek një pikë tjetër. Akuzoi për neglizhencë qeverinë në detyrë lidhur me mos fillimin e procesit të vaksinimit anti-covid.

    “Kosova është i vetmi shtet që nuk e ka idenë se kur vjen vaksina. Është dashtë që mbi 70 % e popullatës të vaksionohet deri tash. Është detyrë e Qeverisë kjo”, tha Beqa.

    Për këtë foli edhe kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, që ishte po ashtu prezent në sallë.

    Para qindra qytetarëve të Gjakovës, Hoxhaj, siguroi se një vonesë e tillë me PDK-në në krye nuk do të ndodhte.

    Ai shpalosi edhe planin e tyre si parti për vaksinimin anti-covid të popullsisë.

    “Ne kemi plan ta vaksinojmë gjysmën e popullatës vetëm gjatë vitit 2021. E kemi hartën e qartë. I dimë vendet ku do të jenë qendrat e testimit”, theksoi ai.

    Tutje, Hoxhaj, tregoi se synon ta përmbyll shtetndërtimin e Kosovës.

    “Ne jemi të interesuar të përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës dhe ajo do të përmbyllet vetëm atëherë kur PDK do të qeverisë dhe do të anëtarësojë Kosovën në OKB. Këtë mund ta bëjë vetëm një parti politike që ka merita në themelet e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Natyrisht edhe anëtarësimi në OKB do të jetë një proces i natyrshëm”, deklaroi ai.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/415369563091652

    Pamje nga tubimi madhështor

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme20 Prill 2024
    Prokuroria e Ferizajt në kërkesën për paraburgim, ka ngarkuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje Valon Aliun, i cili dyshohet...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Lajme19 Prill 2024
    Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë para pak orësh të premten nga një 17-vjeçar në Ferizaj është stabile. Këtë...
    Vip19 Prill 2024
    I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Sarës, dhe përgjigja e saj ishte padiskutim: Pooo! Ata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.