×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tryeza e “unitetit” për Presidentin, partitë me qëndrime të ndryshme rreth ftesës së LDK-së

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), javë më parë paralajmëroi për një tryezë të partive parlamentare në fillim të dhjetorit  për tëdiskutuar për postin e Presidentit të vendit.

    Por edhe pse jemi në gjysmën e muajit kjo tryezë ende nuk është mbajtur.

    Nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova për Front Online ka thënë se nuk ka informacione se kur do të thirret ky takim.

    “Për besë nuk e di, nuk kam informacion kur mbahet apo nëse do të mbahet”, ka thënë ai.

    Aimë tutje është shprehur se nuk është shumë e rëndësishme a shkohet në zgjedhje apo jo, për ta është e rëndësishme që të mbrohet vija institucionale e shtetit dhe tëgjendet zgjidhja për postin e Presidentit.

    “Vija jonëështë kjo, nuk merremi shumë me zgjedhje, por do ta mbrojmë vijën institucionale  të përhershme, pavarësisht nëçfarë pozicione mund tëgjendemi”, tha tutje ai.

    Kurse nga partia më e madhe në vend Vetëvendosjen e vetmja zgjidhje në këtë situatë janë zgjedhjet.

    ArbërieNagavcika thënë të hënën se çfarëdo negocimi paraprak për postin e Presidentit është në interes të grupeve klienteliste, por jo në interes të vendit.

    “Çështja e presidentit duhet të diskutohet pas zgjedhjeve të reja, sepse çdo negocim paraprakisht është e qartë se është negocim për interesin e grupeve të ngushta klienteliste, krerëve të partive politike e jo në interes të vendit”, ka thënë Nagavci.

    Kurse nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) ShaqirTotaj, i kontaktuar ngaFront Online  nuk ka dashur të komentoj lidhur me këtëçështje me arsyetimin se për një kohë nuk do të prononcohen nga PDK-ja.

    “Nuk do te prononcohemi përnjë kohë lidhur me ketë temë”, ka thënë ai.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka propozuar tashmë RamushHaradinaj si kandidat për President, por që nuk e ka akoma mbështetjen e partive tjera.

    Deputeti RasimSelmanaj është shprehur se në tryezën e thirrur nga LDK-ja do të marrin pjesë, por që nuk lëvizin nga qëndrimi i tyre që si parti kanë vota vetëm përRamushHaradinajn.

    “Unëbesoj qëAleanca merr pjesë nëse thirret nga kryetari i LDK-së, partneri kryesorë i koalicionit, besoj që ne do të jemi pjesë. Ështëqëndrim i cili nuk lëvizë sa i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e kemi propozimin dhe qëndrimin tonë”, ka thënë Selmanaj.

    Po ashtu edhe dy partitë Nisma dhe AKR kanë shprehur gatishmërinë që të marrin pjesë në një tryezë për t’i dhënë zgjidhje postit të Presidentit.

    “Normalisht që po kurdo që liderët politik vendosin për me u ul në një tryezë për me diskutu pastaj për me I dhënë zgjidhje të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur në Kosovë, atëherë edhe NISMA do të jetë pjesë e asaj tryeze”, ka thënë deputeti Endrit Shala për Front Online

    Po ashtu edhe sekretari i AKR-së, VeselMakolli është shprehur  i gatshëm që si parti të japin kontributin e tyre për zgjidhjen e postit të Presidentit.

    “Po po, gjithsesi ne jemi për një unitet për të marrë sipas mundësive, vendime të përbashkëta, sidomos tash qëështëçështja e Presidentit qëështëçështje parësor eqë e mundon Kosovën”, është shprehur Makolli për Front Online.

    Vendi po udhëhiqet nga U.D e Presidentes, Vjosa Osmani pas dorëheqjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi të cilit iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj F.H, i cili dyshohet për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mashtrimi”. Kërkesa...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme ambasadorin e Serbisë në...
    Të tjera
    Front TV12 Shtator 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk ka asnjë diskutim për hapjen e Urës...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Genc Gjokutaj, avokat i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ngulmoi fort se i gjithë hetimi ndaj ish-kryeministrit nuk është...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se gjashtë nga punonjësit e saj janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një...
    Lajme12 Shtator 2024
    Përkundër investimit prej 1.7 milionë euro për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë në komunën e Prishtinës në Qendrën për trajnimin e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri  ka deklaruar për Front Online se presidentja Vjosa Osmani ka qenë bashkudhëtare e Kurtit në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Sot në ora 09:00, Ministria e Ekonomisë, në kuadër të pakos emergjente për energji e mbështetur nga Komisioni Evropian, lanson thirrjen publike...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.