×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Trusti humbi 100 milionë euro për dy muaj

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Kriza e pandemisë në fund të muajit shkurt ka shkaktuar një lëkundje të rëndë në tregjet financiare globale. Një lëkundje të tillë e kishe parë edhe Trusti tek investimet e tij nëpër tregjet financiare ndërkombëtare,

    Një studim i fundit i realizuar nga Instituti Gap, mbi ndikimin e pandemisë në ekonominë e Kosovës, thotë se në muajin shkurt ekspozimi në tregjet e aksionit ishte në nivelin më të ulët historik të Trustit me 3.8 përqind, me ç’rast keshi u rrit në 34.4 përqind. Kurse në muajin mars janë rikthyer investimet në aksione me shpresë që pas rënies së tregjeve financiare, çmimet e aksioneve të jenë nën vlerën reale të tregut. Ndërkohë, Komisioni investues në fillim të këtyre lëkundjeve ka tërhequr investimet nga kategoria e aksioneve dhe i ka kthyer ato në Kosovë ku rrezikshmëria është më e ulët.

    Nga Instituti Gap thonë se gjatë muajit shkurt dhe mars, Trusti ka pësuar humbje në interes me vlerë afër 100 milionë euro. Kjo rënie u shkaktua kryesisht nga rënia e çmimeve të aksioneve. Sipas tyre, lëkundjet e tregjeve financiare vazhduan edhe gjatë tremujorit të dytë mirëpo në këtë periudhë është realizuar fitim në interes dhe si rrjedhojë kishte ngritje të lehtë të çmimit të njësisë së Trustit
    Kujtojmë se për dallim nga bankat komerciale ku depozitat e klientëve mund të tërhiqen në çdo moment, fondet pensionale kanë pagesa më të parashikueshme, dhe nuk mund të tërhiqen kurdo, përpos rasteve që i pasqyron ligji për pensione. Për këtë arsye, fondet e Trustit lejohen të investohen edhe në tregje financiare ndërkombëtare për aq kohë sa në terma afatgjatë kursimet pensionale performojnë mbi normën mesatare të inflacionit të Kosovës. Prandaj, kjo liri investive përmban edhe rrezikun e humbjeve të fondeve gjatë lëkundjeve të çmimeve në tregjet financiare.

    Sipas Ligjit të Fondit Pensional, fondi nuk është mjet për arritjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe ka për qëllim vetëm maksimizimin e kthimit të kontributëdhënësve të saj. Në këtë drejtim synohet që gjatë investimit, qëllim të jetë siguria e fondeve pensionale, diversifikimi i investimeve për të reduktuar rrezikun dhe mbajtja e likuiditetit të mjaftueshëm për të kryer pagesat për ata që i plotësojnë kriteret për të përfituar nga fondi pensional.

    Aktualisht, në Kosovë ekzistojnë dy fonde pensionale në Kosovë, Trusti pensional me shumicën dërmuese të tregut dhe fondi privat “Slloveno Kosovar”. Sa i përket Trustit, fondet e kursimeve pensionale investohen përmes kompanive menaxhuese të specializuara në investime financiare, të cilat raportojnë rregullisht në komisonin investiv të Trustit.

    GAP-i bën me dije se së pari, Bordi Drejtues i fondit pensional aprovon Deklaratën e Parimeve të Investimeve (DPI) dhe përmes strategjisë së investimeve përcaktohen edhe kufijtë dhe synimet e kategorive investive. Në këtë strategji aseti më likuid dhe i sigurtë është keshi ku përfshihen bonot e thesarit të Kosovës, depozitat bankare dhe të hollat në tranzit. Asetet tjera janë obligacionet e Kosovës me maturitet mbi një vjet dhe instrumente të tjera të renditura në bazë të rrezikshmërisë së asetit.

    Megjithatë, sipas studimit, rënia e vlerës së aseteve të Trustit pensional nuk paraqet ndonjë ndikim në kërkesën agregate afatshkurte të ekonomisë e rrjedhimisht as në BPV. Kjo pasi Fondi pensional, nga viti 2020, ka filluar me dy portfolio investuese njëra për personat nën moshën 65 vjeçare dhe tjetra për persona mbi 65 vjeç që është më konservativ në investime. Kjo do të thotë që kursimet e personave që marrin pensionin nga Trusti nuk janë të investuara në asete që kanë lëkundje apo rrezikshmëri të lartë. Prandaj rënia e çmimit të njësisë ose humbjet eventuale afatshkurte nuk kanë ndikim të madh në të ardhurat e personave që tashmë përfitojnë nga Trusti.

    Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të investimit jashtë vendit, në fund të tremujorit të parë dhe gjatë tremujorit të dytë, kursimet pensionale në masë të madhe janë investuar në obligacionet e Qeverisë së Kosovës (392 milionë) si dhe në depozita bankare. Kjo mundëson rritjen e borxhit publik të brendshëm pa shterrur fondet e gatshme për kreditë e sektorit privat.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Ekonomi26 Mars 2024
    Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore. Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për...
    Ekonomi26 Mars 2024
    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave që ka publikuar...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.