Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trumpit i del punë edhe me “TikTok”, paralajmëron masa

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Këshilltari për tregti në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, tha se ai pret që presidenti amerikan, Donald Trump, të veprojë kundër aplikacioneve kineze TikTok dhe WeChat, në mes të një rritjeje të tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit.

    Trump javën e kaluar kishte thënë se ai po mendon të ndalojë aplikacionin e popullarizuar TikTok.

    Në një intervistë për Fox News, Navarro argumentoi se “ajo që duhet të kuptojë populli amerikan është se të gjitha të dhënat që hyjnë në ato aplikacione shkojnë te serverët në Kinë, përkatësisht te Partia Komuniste Kineze”.

    Ai tha se këto aplikacione mund të përdoren për të vjedhur pronën intelektuale.

    “Pra, prisni veprime të fuqishme nga Trump”, paralajmëroi Navarro.

    Aplikacioni për shpërndarjen e shpejtë të videos, TikTok i përket grupit kinez ByteDance dhe ka gati një miliard përdorues në të gjithë botën.

    TikTok ka kërkuar të distancohet nga pronarët e saj kinezë, duke theksuar se ka një Drejtor Ekzekutiv amerikan dhe në mënyrë të vazhdueshme mohon pretendimet se ndan të dhëna me Pekinin.

    WeChat, në pronësi të Tencent, është aplikacioni kryesor i mesazheve në Kinë me më shumë se një miliard përdorues.

    Të premten kompania Amazon tha se gabimisht u dërgoi punëtorëve një email duke u thënë atyre që të heqin aplikacionin TikTok nga celularët e tyre, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

    Një zëdhënës i Amazonit më vonë i tha AFP-së se “nuk ka asnjë ndryshim në politikat tona tani në lidhje me TikTok”.

    Ekipeve të fushatës së demokratëve për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së u është kërkuar të shmangin përdorimin e TikTok në pajisjet personale dhe, nëse e përdorin, të mos e instalojnë atë në një telefon të punës.

    Kompania hulumtuese eMarketer vlerëson se TikTok ka më shumë se 52 milionë përdorues amerikanë, raporton AFP.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Ka shkuar në 17 numri i të plagosurve në Itali si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Shoqëria gjithnjë e më individualiste drejt së cilës ne ecim po vihet re me më shumë forcë në Korenë e Jugut. Atje,...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Të paktën 70 persona kanë vdekur dhe më shumë se 350 janë plagosur pas përplasjes së trenave në Indi. Mediat raportojnë se...
    Të tjera
    Vip02 Qershor 2023
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe ndan me ndjekësit në rrjete sociale postime të ndryshme. Ajo ditë më...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Të paktën 70 persona kanë vdekur dhe më shumë se 350 janë plagosur pas përplasjes së trenave në Indi. Mediat raportojnë se...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Gjykata e shkallës së parë e Elbasanit, në Shqipëri, liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa i kishte mbetur pa...
    Lajme02 Qershor 2023
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për...
    Lajme02 Qershor 2023
    Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka vizituar sot prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë. I shoqëruar nga zëvendëskryeministri...
    Lajme02 Qershor 2023
    Pas më shumë se tetë orëve, ka përfunduar debati parlamentar për situatën në veri. Opozita ka hedhur kritika ndaj pushtetit për zhvillimet...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.