×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump thotë se infektimi me COVID-19 ishte një bekim nga Zoti

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donad Trump, ka thënë se prekja e tij me virusin korona ishte diçka pabesueshme. “Unë u ndieva shumë mirë menjëherë”, tha presidenti pas trajtimeve intensive që ai mori nga mjekët më të mirë botërorë.

    Presidenti amerikan pohoi se ishte ndjerë shumë mirë dhe se prekja e tij me infeksionin ishte “bekim nga Zoti”. Ai theksoi se rrugës për në  Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed” nuk është ndier me temperaturë, por procedurat e shërimit të tij nga stafi mjekësor filluan menjëherë dhe gjendja e tij u përmirësua në mënyrë të dukshme.

    Në një video-konferencë, presidenti Trump tha se po përpiqet që të sigurojë autorizim për përdorim urgjent të dy nga ilaçet me të cilat ai u trajtua, një nga kompania “Regeneron” dhe një tjetër nga “Eli Lilly” dhe i premtoi popullit amerikan që do të sigurohet që pacientët që vuajnë nga COVID-19 t’i marrin ato ilaçe falas.

    Duhet të theksojmë se Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të lartë të rasteve COVID-19 në të gjithë botën me mbi 7.5 milionë raste të konfirmuara dhe 211.532 vdekje të konfirmuara, duke u bazuar në të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”, transmeton Gazeta Express.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Dy gjykatës të njohur të Gjykatës Supreme të Iranit janë vrarë në një sulm në selinë e kësaj gjykate, thanë zyrtarët. Viktimat...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Një ditë pas inaugurimit të tij, Donald Trump thuhet se po përgatitet të nisë një operacion në shkallë të gjerë kundër emigrantëve...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i pranishëm në inaugurimin e ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka theksuar angazhimin e tij për zhvillimin e Shalës së Bajgorës dhe tërë rajonin e...
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Vip18 Janar 2025
    Milaimi duket se po i shkon mirë muhabeti me Xhenetën, brenda shtëpisë më të famshme në vend. Madje ai i bëri edhe...
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Kur këtë të premte bëhen dy muaj nga vdekja e Martin Canit, u zhvillua një protestë pranë shkollës së tij “Fan Noli”,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.