×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump tërheq trupat nga Gjermania

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Mbi 9 mijë ushtarë amerikanë do largohen nga bazat ushtarake në Gjermani pas përplasjeve mes Uashingtonit dhe Berlinit rreth buxhetit për NATO-n.

    Shtetet e Bashkuara do reduktojnë prezencën ushtarake në Gjermani duke konfirmuar krisje të reja në raportet mes dy aleatëve strategjikë të NATO-s.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, akuzoi Berlinin se nuk po respekton kuotat e financimit për pjesëmarrjen në aleancën e Atlantikut Verior, që e detyrojnë vendin të shpenzojë deri 2 për qind të prodhimit kombëtar për politikat e mbrojtjes ushtarake.

    Gjermania dhe vendet e tjera thonë se do e përmbushin zotimin gjatë 4 viteve të ardhshme.

    Me tërheqjen e afro 9,500 mijë ushtarëve amerikanë, do ulet në 25 mijë totali i atyre që janë stacionuar në qytetin gjerman të Shtutgartit, si pjesëtarë të komandës europiane të SHBA-së.

    “Gjermania, siç e dini, është shumë vonë me pagesat për NATO-n. Paguan rreth 1 nga 2 për qind që duhet të paguajë, që edhe 2 për qind është shumë e ulët. Pra kanë miliarda dollarë pa paguar kurse ne vazhdojmë t’i mbrojmë. Kjo është e kosto e madhe.”

    Kreu i Shtëpisë së Bardhë prej kohësh kërkon nga shtetet anëtare të NATO-s të rritin financimet për buxhetin e mbrojtjes, ndërsa për rastin e Gjermanisë, motiv për konfliktin janë bërë edhe përplasjet për arsye ekonomike dhe tregtare mes dy shteteve.

    Ambasadori gjerman në SHBA tha të hënën se trupat amerikane në Europë nuk janë atje për të ruajtur territorin gjerman por për sigurinë transatlantike.

    Javën e kaluar, politikanë nga partia e presidentit Trump kërkuan të mos ndërmerren veprime që do minonin aleancën e NATO-s.

    Përveç personelit ushtarak, bazat amerikane në Gjermani shërbejnë edhe për mbajtjen e armëve atomike, avionëve e helikopterëve, në rast të sulmeve të mundshme luftarake, por edhe punësojë mijëra civilë amerikanë që kontribuojnë edhe në ekonomitë e zonës.

    Pas Gjermanisë që strehon mbi 38 mijë ushtarë amerikanë, në Itali dhe Belgjikë ndodhen 2 nga 7 garnizonet ushtarake që Amerika ka ngritur në Europë. /oranews/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo është rreth...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të pritet...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”. Kjo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, e shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.