[wp-story]

Bota/Rajoni

Trump mesazh të qartë Iranit: Mos i vrisni protestuesit, ShBA po ju vëzhgon

Trump mesazh të qartë Iranit: Mos i vrisni protestuesit, ShBA po ju vëzhgon
19:32 | 12 Janar 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dërguar porosi tek autoritetet iraniane pas protestave të mbrëmshme, ku mijëra qytetarë dolën në rrugët e Teheranit për të shfaqur pakënaqësinë pasi autoritetet pranuan se gabimisht kanë rrëzuar avionin ukrainas duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.

“Deri tek liderët e Iranit- MOS I VRISNI PROTESTUESIT. Mijëra tanimë janë vrarë ose burgosur nga ju, ndërsa bota po shikon. Më me rëndësi, SHBA-ja po shikon. Lëshojeni internetin dhe lëreni gazetarët të shkruajnë lirshëm! Ndaloni vrasjen e njerëzve të mëdhenj iranian!- ka shkruar Trump në Facebook.

https://www.facebook.com/DonaldTrump/posts/10163831045205725

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera