[wp-story]

Bota/Rajoni

Trump kërkon që Banka Botërore të mos i dhurojë hua Kinës

Trump kërkon që Banka Botërore të mos i dhurojë hua Kinës
08:59 | 07 Dhjetor 2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar nga Banka Botërore që të mos i dhurojë hua Kinës, një ditë pasi ky institucion ndërkombëtar e miratoi planin e huave për këtë shtet, pavarësisht ankesave të Uashingtonit.

Banka Botërore e miratoi të enjten planin për ta ndihmuar Kinën me hua prej 1 deri 1.5 miliardë dollarë me shkallë të ulët të interesit deri në vitin 2025.

Të premten në mbrëmje, Trump-i shkroi në Twitter: “Pse Banka Botërore po i jep hua Kinës? A mund të jetë e mundur kjo? Kina ka shumë para, e nëse nuk ka, i krijon. Ndaluni!”

Presidenti amerikan vetëm e përsëriti qëndrimin e gjatë të administratës së tij. Mesazhi i tij përkon me qëndrimin e sekretarit amerikan të thesarit, Steven Mnuchin, i cili në Dhomën e Përfaqësuesve tha se Shtetet e Bashkuara janë ankuar kundër programit të huave për Kinën.

Banka Botërore ia dhuroi Kinës 1.3 miliardë dollarë hua gjatë vitit 2019, ndërsa në vitin 2017 kjo shifër ishte 2.4 miliardë dollarë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk janë të kënaqura me këtë rënie, duke thënë se Kina është shumë e pasur për të marrë ndihma ndërkombëtare, shkruan “The Guardian”./Front Online/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera