×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump heq kufizimet për fluturimet nga zona Schengen, Biden nuk pranon

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Presidenti amerikan në largim, Donald Trump dekretoi heqjen e kufizimeve për fluturimet nga zona Schengen dhe Brazili më 26 janar, ndërkohë që do të mbeten në fuqi ato nga Kina dhe Irani.

    Megjithatë, administrata e ardhshme e Biden është përgjigjur se kufizimet do të qëndrojnë.

    Trump, i cili pritet të largohet nga zyra në më pak se 48 orë, tha në një deklaratë se “hyrja e pakufizuar” në SHBA e personave nga zona Schengen, Britania e Madhe, Irlanda dhe Brazili “nuk është më të dëmshme për interesat e SHBA”, raporton ATSh.

    Ai tha se vendimi u mor bazuar në këshillat shëndetësore të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), që lëshoi një urdhër që hyn në fuqi më 26 janar.

    CDC-ja u kërkon të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë drejt SHBA-së që të sigurojnë provën e një testi negativ Covid-19.

    Menjëherë pas njoftimit të Trump, një zëdhënës i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden tha se administrata e ardhshme “nuk ka ndërmend të heqë” kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.