×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump akuzon Bidenin se merr drogë

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar edhe një herë kundërkandidatin demokrat, Joe Biden, për marrje droge.

    Në një intervistë për FoxNews të shtunën mbrëma, që e përcjell The Guardian, Trump e akuzoi Bidenin se merr drogë që në publik të ketë performancë më të mirë para zgjedhjeve presidenciale.

    “Mendoj se aty ka të ngjarë – është e mundshme – që edhe droga është e përfshirë”, tha Trumpi.

    “Kjo është ajo që dëgjoj unë. Dua të them, ka mundësi të jetë drogë. Unë nuk e di se si është e mundur të shkosh nga të qenit aq keq, ku s’mund të nxjerrësh as edhe një fjali…”

    Trump s’e mbaroi tërë fjalinë e tij, por iu referua paraqitjeve televizive të Bidenit që sipas tij, më herët ngurrej shumë kur fliste.

    Nuk është hera e parë që Trump, 74-vjeçar, e akuzon Bidenin, 77-vjeçar, për marrje droge.

    Më herët, Trumpi bëri thirrje që Bidenit t’ia bëjnë një test droge pasi kishte dyshime se ai e merr atë.

    Trump dhe Biden do të ballafaqohen në zgjedhjet e 3 nëntorit.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.