×
  • Lajme
  • Lajme

    Trudeau pas takimit me Osmanin: Kanadaja do të vazhdojë të lobojë për njohjen e Kosovës

    FrontOnline
    24 Nëntor 2021

    Kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau, është takuar të martën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet aktuale globale.

    Trudeau e falënderoi Osmanin për pjesëmarrjen e saj në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax si dhe për ndarjen e Medaljes Ushtarake Presidenciale ndaj  Forcave të Armatosura Kanadeze për shërbimin e tyre më shumë se dy dekada në Kosovë.

    Në njoftimin e Zyrës së Trudeau thuhet se ai e rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm të Kanadasë për Kosovën dhe mbështetjen për integrimin e saj të plotë euroatlantik.

    “Ai tregoi se Kanadaja vazhdon të lobojë për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”.

    Osmani e falënderoi Kanadanë për qëndrimin e saj dhe shprehu shpresën për të ardhmen e Kosovës.

    Të dy liderët diskutuan prioritetet e tyre të përbashkëta, duke përfshirë fuqizimin e grave, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, si dhe respektin për diversitetin, sundimin e ligjit dhe demokracinë.

    Tutje, thuhet se Osmani ka folur për reformat e brendshme në Kosovë, duke theksuar iniciativat kundër korrupsionit dhe rritjen ekonomike si prioritetet e saj kryesore.

    “Të dy krerët ranë dakord të eksplorojnë mundësi ekonomike reciproke të dobishme ndërsa të dy vendet punojnë për të krijuar ekonomi të gjelbra.

    Trudeau dhe Osmani folën për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor që aktualisht dhe shkëmbyen mendime për zgjidhjen e tensioneve përmes dialogut dhe bashkëpunimit strategjik”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00. Në njoftim thuhet...
    Lajme13 Janar 2025
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për...
    Lajme13 Janar 2025
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahet Komisioni i...
    Të tjera
    Kronika13 Janar 2025
    1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Inxhinierja e Telekomunikacionit Zana Këpuska nga Gjakova, ka numrin 90 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete në Kuvendin...
    Sport13 Janar 2025
    Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin. “Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët...
    Vip13 Janar 2025
    Vullneti i ka bërë një monolog ‘foshnjës’ së tij teksa në shtëpi po zhvillohet sfida e buxhetit ku banorët të ndarë në...
    Vip13 Janar 2025
    Gresa dhe Vullneti janë futur në rol të prindërve. Ata madje kanë luajtur në mënyrë perfekte edhe rolin e çiftit që kanë...
    Vip13 Janar 2025
    Xheneta dhe Leo janë çift në sfidën e buxhetit. Kësisoj, ata duhet që bashkë të kujdesen për ‘foshnjën’ e tyre. Por, Xheneta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.