×
  • Lajme
  • Lajme

    Tridhjetë ditë paraburgim për Jovan Viçentieviq, të dyshuarin për sulmin në Ibër-Lepenc

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Njëri nga të dyshuarit për sulmin terrorist në “Iber-Lepenc”, Jovan Viçentieviq ka dal sot para Gjykata Themelore të Prishtinës.

    Atij i është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim, për sulmin në kanalin Ibër-Lepencit.

    Avokati i të dyshuarit Nebojsha Vlajiç, ka thënë se klienti i tij, nuk ka qenë afër në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Ndërsa ka pohuar se armatimi që i është gjetur në shtëpinë e tij, s’ka të bëjë me sulmin e 29 nëntorit.

    “Nuk i është caktuar ende masa e paraburgimit. Kur ka ndodhur shpërthimi ai s’ka qenë afër. Ne kemi kërkuar lirimin e tij”, ka thënë ai.

    Ndryshe, Prokuroria Speciale dje ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës janë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.

    Lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, ku dy prej tyre D.V dhe D.M janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.

    Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet hetimore për këtë rast.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Ambasada amerikane ka shkruar sot për nderimet që i bëri e ngarkuara me punë Anu Prattipati bashkë me presidenten Vjosa Osmani për...
    Lajme22 Janar 2025
    Sot për rreth 40 minuta janë bllokuar brenda ashensorit tre gjyqtarë dhe tri zyrtare të Gjykatës, dhe gjatë kësaj kohe ashensori ka...
    Lajme22 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një diskutim në “Davos” ku ka folur për aspekte ekonomike dhe të sigurisë....
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e ka vrarë qenin i cili kishte sulmuar sot katër nxënës në shkollën fillore “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës. Klankosova.tv...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Në ditën e tij të parë si Sekretar i Shtetit, ish-Senatori republikan Marco Rubio i tha punonjësve Departamentit të Shtetit se misioni...
    Lajme22 Janar 2025
    Zyra e BE-së në Kosovë ka ngushëlluar për vdekjen e gazetares ukrainas, Olga Priadko, e cila po qëndronte në Kosovë që dy...
    Front TV22 Janar 2025
    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se LDK-ja me një energji dhe përkushtim të pakrahasueshëm po e vendos standardin në këtë...
    Vip22 Janar 2025
    Në një debat mes Valbonës dhe Gertit kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë se: E ke bërë kokën e...
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e Kosovës në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës ka arrestuar gjashtë persona, dy gra nga Kosova, tri nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.