×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Tri ushqimet të shëndetshme në sasi të mëdha mund të jenë të dëmshme

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Me dëshirën për të marrë sa më shumë ushqime të shëndetshme në trupin tonë dhe kështu ta bëjmë imunitetin më të fortë, mund të ndodhë që ta teprojmë dhe kështu të krijojmë një çekuilibër. Nutricionistët këshillojnë që këto tre ushqime janë shumë të shëndetshme, por nëse nuk i hani në sasi të tepërt.

    Bunch of fresh baby carrots

    Karota

    Kjo perime është një burim i shkëlqyeshëm i beta-karotenit, fibrave dietike dhe disa vitaminave dhe mineraleve. Sidoqoftë, konsumi i tepërt mund të sjellë efekte anësore të caktuara, të cilat ndodhin për shkak të shumë beta-karotenit, molekulës përgjegjëse për ngjyrën portokalli të karotave dhe pararendësit të vitaminës A.

    Ujë

    Megjithëse kemi dëgjuar shumë herë se sa marrja e pamjaftueshme e ujit mund të jetë e dëmshme për shëndetin, as ekzagjerimi nuk është i mirë. Shumë ujë mund të shkaktojë konfuzion, çorientim, dhimbje koke, të përziera dhe të vjella. Mund të çojë gjithashtu në një rënie të natriumit në gjak, në nivele që veshkat nuk mund të përpunojnë më.

    Panxhari

    Është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave dhe mineraleve, dhe gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Sidoqoftë, në kombinim me mishin e kuq, nitratet që gjenden në panxhar formojnë nitrosamina, duke çuar në një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë. Kjo është arsyeja pse nutricionistët rekomandojnë të konsumohen maksimumi dy rrënjë panxhari në ditë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Leo...
    Vip13 Janar 2025
    Xuxi tha se ai duhet ta fitoj çmimin për shkak të nevojave familjare. Megjithatë, jo patjetër, pasi tha se aty brenda ka...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Driloni...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. E Gresa...
    Vip13 Janar 2025
    Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua edhe pyetja e fundit, ajo se pse e meritojnë ata çmimin e madh. Xheneta tha...
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.