[wp-story]

Lajme

Tri parime për dialogun me Serbinë, sipas Kurtit

Tri parime për dialogun me Serbinë, sipas Kurtit
21:31 | 04 Shtator 2019

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se nëse ai do të qeverisë me vendin në mandatin e ardhshëm, do të ndjekë tri parime në dialogun me Serbinë. Ka thënë se nuk e kundërshton dialogun, por e do dialogun me parime.

Ai ka thënë se në legjislaturën e ardhshme duhet të ketë konsensus nacional dhe se duhet forcuar patjetër shtetin, sepse “kur e ke shtetin përtokë, ambiciet e Serbisë rriten”.

“Nëse ne kemi skandale qeveritare, migracion, arsim përtokë ku maturanti jonë është sa semimaturanti në Evropë, normalisht që Serbia thotë ma jep këtë, ma jep atë. S’mund të presim që pafundësisht të zvarriten raportet me Serbinë, por duhet të dalim në trend pozitiv zhvillimit. Të hyjmë në këtë trajektore e të zhvillojmë dialogun. Duhet të kemi tri parime në raport me dy vjetët e shkuara në raport me Serbinë. 1. Jo marrëveshje pa dialog, 2. Jo dialog me harta, 3. Jo harta me presidentë mbi to”, ka theksuar ai.

Kurti ka thënë se patjetër Kosova duhet të bëjë të ditura kërkesat, para se të ketë takime me palën serbe. Sa i përket Luginës së Preshevës, Kurti ka thënë se duhet reciprocitet i të drejtave.

“Lugina e ka shansin unik të shfrytëzojë kapitujt 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE. Diskriminimi dhe shfrytëzimi është i pashembullt. Së dyti duhet reciprocitet. Më shumë ka shqiptarë në Serbi, se serbë në Kosovë. Duhet theksuar. Negociatat janë fushëbetejë. S’i dimë rezultatet. S’duhet të presim çka kërkon Serbia për të kërkuar edhe ne. Unë s’mendoj që duhet të hyjmë në pazare territoriale. Duhet të konsolidohet shteti. Duhet të angazhohemi maksimalisht për të drejtat e tyre si shqiptarë dhe t’i faktorizojmë ata shqiptarë. Kur Serbia nuk më njeh mua, as unë s’kam pse ta njoh atë”, ka shtuar ai.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera