×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri kompani të autobusëve gjobiten me nga 1 mijë euro pasi lejuan udhëtarë pa maska

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Inspektorati i Komunës së Shtimes, në kuadër të nismave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga pandemia COVID-19 ka ndëshkuar me nga 1.000 euro së paku tre operatorë transportues të udhëtarëve, pasi që pronarët e tyre kanë lejuar udhëtarët të futen brenda në autobus pa maska.

    Po ashtu këto kompani nuk e kanë pasur të kryer deratizimin, dezinfektimin dhe dezinsektimin (DDD) kundër sëmundjeve ngjitëse.

    Sherif Sherifi, kryeinspektor në Shtime ka thënë se do të ndëshkohen edhe qytetarët të cilët nuk i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

    “Kemi marrë masa ligjore dhe kemi shqiptuar gjoba me nga 1.000 euro ndaj tre operatorëve ekonomik auto-transportus apo autobusë. Vlen të theksohet se dy autobusë nga Prizreni që kalojnë nëpër Shtime, kanë lejuar udhëtarët të futen në autobus pa maska, ndërkaq një operator tjetër ka pasur relacionin Shtime-Ferizaj. Këto kompani po ashtu nuk kanë krijuar kushte për respektimin e distancës dhe po ashtu nuk e kanë pasur të kryer as DDD-në”, ka thënë Sherifi. Sipas tij, në fund të javës së kaluar janë ndëshkuar edhe pronarët e bizneseve me nga 1.500 euro të cilët kanë punuar pas orës 21:00 dhe të cilët nuk i kanë respektuar ligjet tjera si librezat sanitare të punëtorëve dhe Ligjin antiduhan.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për disa ditë tashmë ka filluar numërimin e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Klan Kosova...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka komentuar telefonatën e sotme mes sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me dy nga figurat e njohura të partisë, Doarsa Kica Xhelili...
    Të tjera
    Vip15 Shkurt 2025
    Në televotimin e sotëm pjesë ishin Gerta. Aldo, Indriti, Livia Gjesti dhe Rozana. Banori që largohet sipas votave të publikut është Indriti....
    Vip15 Shkurt 2025
    Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij,...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.