KB Trepça është duke vazhduar punimet për edicionin 2022/23.
Pas mbylljes së afatit kalimtar veror, ku mitrovicasit kanë bërë një nga merkatot më të mira në histori të klubit, Trepça vazhdon të sjell sponzor të ndryshëm për të qenë sa më e organizuar në vazhdim.
“Sot, në zyrat qëndrore të klubit në prezencën e përfaqësuesve të TREPÇËS dhe SPEEEX u nënshkrua kontrata për sponzorizim.
SPEEEX është lider i ofrimit të shërbimeve BPO në tregun vendor dhe ate të jashtëm, është nje nga punëdhënësit më të mëdhenjë në Kosovë, ku për vitin 2021 është shpërblyer me çmimin Punëdhënësi i Vitit” thuhet në njoftimin e Minatorëve.