Dhomat e Specializaura përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se shefi i EULEX-it, Gjenerali Giovanni Barbano, ka riemëruar gjyqtaren Ekaterina Trendafilova si Kryetare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHK) për një mandat katër vjeçar, duke filluar nga 16 dhjetor 2024. Kjo pasi që mandati aktual i Presidentes Trendafilova do të përfundojë më 15 dhjetor 2024.
Trëndafilova ka thënë se “vlerëson besimin që vazhdon t’i jepet” dhe “është e bindur se KSK do të vazhdojë t’i ndërmarrë procedurat e saj në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe efikase, siç përcaktohet nga kuadri ligjor i gjykatës”.