×
  • Ekonomi
  • Sigurime

    Tregu i sigurimeve u rrit për 19 %

    FrontOnline
    27 Shtator 2021

    Gjatë periudhës janar-qershor 2021, tregu i sigurimeve ka shënuar rritje prej 18.71% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka shënuar rritje për 8.68 milion euro, duke arritur gjithsej shumën prej  55,088,193 euro

    Gati 19 % ka arritur rritja e tregut të sigurimeve gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, në raport me periudhën e njëjte të vitit paraprak. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se gjatë periudhës janar-qershor 2021 tregu i sigurimeve ka shënuar rritje prej 18.71%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka shënuar rritje për 8.68 milion euro duke arritur gjithsej shumën prej  55,088,193 euro. Përfaqësues të industrisë së sigurimeve në Kosovë thonë se tregu i sigurimeve në vendin tonë ka filluar ta marrë vetën pas problemeve të mëdha që është ballafaquar, sidomos gjatë vitit 2020 si pasojë e pandemisë COVID-19 “Tregu edhe më tutje vazhdon të zhvillohet, po ndjek trendet e industrisë  së shteteve të zhvilluara. Sidomos gjatë kohës së pandemisë kompanitë kanë rritur funksionalitetin sidomos të shërbimeve online”, thonë përfaqësues të sektorit të sigurimeve në vend, raporton iSIGURIME.

    Numri i kontratave rritet për 29 %

    Hiç më pak se 29 % është rritur numri i kontrata të lidhura në mes të kompanive të sigurimit që operojnë në Kosovë si dhe qytetareve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se nga një janari i këtij viti e deri në fund të muajit qershor numri i kontratave arriti në 457,962, duke shënuar një rritje për 28.73% krahasuar me periudhën e njëjtë janar-qershor 2020.

    Më tutje në raportin e BQK-së thuhet se volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës arriti shumën 52,911,455 euro, duke shënuar një rritje në masën prej 18.47% krahasuar me periudhën janar-qershor 2020.

    “Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës arriti shumën 52,911,455 euro, duke shënuar një rritje në masën prej 18.47% krahasuar me periudhën janar-qershor 2020”, thuhet më tutje në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.

    Mehmeti: Industria ka pasur performancë më të favorshme

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës në një intervistë ekskluzive ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe, si rezultat i reformave që i kemi ndërmarrë, industria e sigurimeve ka pasur performancë më të favorshme. “Përveç përmirësimit nw treguesit financiar dhe në kapitalizim, ka pasur përmirësime të dukshme edhe në zbatimin e modeleve moderne të qeverisjes korporative. Krahasuar me të kaluarën, sot mund të them se është një kompani që është nën kërkesën ligjore për kapitalizim dhe provizionim, ndërsa në të kaluarën kanë qenë deri në 7 kompani. Kjo kompani është nën masën ligjore të administrimit dhe nëse deri në fund të muajit nuk i përmbush kriteret ligjore, pritet të ndërmerren masat e mëtejme. Në dy raste tjera, janë dy kompani që janë në proces adresimit të vërejtjeve sipas raporteve zyrtare të BQK-së nga ekzaminimet”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

    69,72 % është rritur numri i kontratave në sigurimin e jetës

    Më tutje, bazuar në raportet zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti edhe sigurimi i jetës ka pasur zhvillim shumë pozitiv.Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës arriti shumën 2,176,738 euro, duke shënuar një rritje në masë prej 24.75%, krahasuar me periudhën e njëjtë janar-qershor 2020”, thuhet në raportin zyrtar të Bankës Qendrore të Kosovës. Aty më tutje thuhet se numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 13,807, duke shënuar një rritje në masën 69.72% krahasuar me periudhën e njëjtë janar-qershor 2020.

     

    457,962 ka arritur numri i kontratave të lidhura mes kompanive të sigurimit dhe qytetareve në vend gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

    28.73%  është rritur numri i kontratave gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti,  krahasuar me periudhën e njëjtë janar-qershor 2020

    52,911,455 euro ka arritur volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës deri në fund të muajit qershor të këtij viti.

    18.47% është rritur volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës, krahasuar me periudhën janar-qershor 2020.

    13,807 kontrata për sigurimin e jetës janë lidhur gjashtmujorit të parë të këtij viti mes kompanive të sigurimit dhe qytetareve në vend.

    69,72 % është rritur numri i kontratave në sigurimin e jetës gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

     

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Gusht 2023
    Mosanëtarësimi në OKB, paraqet pengesën kryesore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane. Rrjedhimisht vendi ynë vazhdon ta ketë të...
    Ekonomi03 Nëntor 2022
    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazreku, së bashku me drejtorin Financiar të BKS-së z.Valon Berisha të enjten në Athinë...
    Ekonomi30 Shtator 2022
    Në prag të shënimit të 11 vjetorit të themelimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), drejtori Sami Mazreku tha sot se nuk...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.