×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Tregtarët nga Kosova importojnë tonelata speca në Zvicër

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Pandemia përveç që ka pamundësuar vizitat e shumë mërgimtarëve nē familjet e tyre në Kosovë, këtë vit shumë prej tyre nuk kanë arritur as të shijojnë përplot produkte të cilat prodhohen në Kosovë, e të cilat shpesh i marrin edhe me vete kur kthehen në vendet ku jetojnë.

    Shija e specave të cilët kultivohen në Kosovë është e pazëvendësueshme. E këtë shije shqiptarëve që jetojnë në Zvicër po ua dërgon biznesmeni Rexhep Berisha, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

    Vetëm këtë sezonë ai ka importuar nga Kosova për në Zvicër rreth 50 tonë speca.

    “Ky produkt sezonal është mjaft i kërkuar, e sidomos këtē vit, sepse shumica e mërgimtarëve nuk patën mundësi të shkojnë në Kosovë shkaku i pandemisë. Sa i përket sasisë së importit në Zvicer të produktit te freskët- specit somborkë, kemi imprtuar mbi 50 tonë”, tregon Berisha në një bisedë për albinfo.ch.

    Ai thekson se kërkesat jane të vazhdueshme dhe jo vetëm nga shqiptarët.

    “Konsumatorë kryesorë janë shqiptarët, por edhe shtetasit e vendeve të rajonit dhe të vendeve të tjera”, thotë Berisha.

    Për furnizimin me speca nga Kosova, të cilët pastaj i dërgon në Zvicër, Berisha thotë se bashkëpunon me disa fermerë kosovarë, të cilët janë të specializuar në këtë lëmi.

    Ndryshe, Rexhep Berisha që nga viti 2009 merret me importimin e produkteve të Kosovës për në Zvicër. Ai thotë se produktet ‘Made in Kosova’ kanë kualitet, dizajn dhe cilësi të lartë dhe kërkesa për to është në rritje e sipër në Zvicër.

    Nga Rubrika
    Ekonomi12 Korrik 2025
    Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë janë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë,...
    Bota/Rajoni10 Korrik 2025
    Bitcoin ka arritur një rekord të ri historik, duke tejkaluar 112,000 dollarë. Bëhet e ditur se Bitcoin është rritur me afërsisht 20%...
    Ekonomi10 Korrik 2025
    Tashmë janë bërë mbi dy vite që prej kur Kosova u vu nën sanksione nga ana e Bashkimit Evropian. Ato që nga...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Priten edhe vranësira lokale dhe rrallëkund ndonjë rigë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket fluksit në kufi. Aktualisht pritjet për të hyrë po zgjasin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet...
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.  ‘Blutë e Londrës’ e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.