×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tre viktima në aksidente rrugore brenda 24 orëve në Shqipëri

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2021

    Tre persona kanë humbur jetën në tre aksidente të ndryshme brenda 24 orëve në vendin tonë.

    Aksidenti më i fundit ishte ai i ndodhur paraditen e kësaj të marte në fshatin Mengël, ku shtetasi R.P., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

    Një tjetër aksident i rëndë u shënua më herët në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku mjeti me drejtues shtetasin R.H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ky shtetas ka humbur jetën në vendngjarje.

    Të hënën në darkë një 71-vjeçar humbi jetën në një tjetër aksident të ndodhur në një rrugë rurale në fshatin Torovicë të Lezhës.

    I moshuari po ecte në këmbë përgjatë rrugës ndërsa u godit nga një mjet tip “Benz” që drejtohej nga një 26-vjeçar, banues po në të njëjtin fshat.

    Ishte drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato ai që kërkoi të hënën nga drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, nisur nga situata e motit me reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin.

    Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën, të mos kryejnë parakalime të gabuara në asnjë moment, të qëndrojnë në radhë në rastet kur ka fluks të shtuar mjetesh apo ngadalësim të lëvizjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, pasi do përballen me sanksionet ligjore dhe administrative që parashikohen në Kodin Rrugor”, tha ai.

    I gjithë viti 2021 ka sjellë një rritje të ndjeshme të aksidenteve në rrugë, të cilat janë shoqëruar edhe me një numër të lartë viktimash.

    Dhjetëmujori i viti 2021, sipas INSTAT, numëron 1.151 aksidente rrugore dhe 165 viktima.

    Problematik është fakti se pjesa më e madhe e aksidenteve janë kryer nga grupmosha 25-34 vjeç. Në çdo tre shkaktarë aksidenti, njëri i përket pikërisht kësaj moshe. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 9,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa mësohet se pjesa dërrmuese e tyre kanë ndodhur për shkak të manovrave të gabuara të shoferëve.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ‘Check- up’ në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Të mërkurën janë mbajtur zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetarë të shtetit. Në fushatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.