×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata i çon në paraburgim tre persona për tentim-grabitjen në Prizren

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit tre të dyshuarve për kryerjen e disa veprave penale Sipas njoftimit, R.F. L.L. dhe I.Q, dyshohen se kanë kryer veprat grabitja në tentativë, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i armëve, grabitja, sulmi ndaj personit zyrtar dhe asgjësim i pasurisë.

    “Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka vlerësuar se me qëndrimin në liri të të pandehurve të njëjtit mund të fshihen apo të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që parashihet për këto vepra penale si dhe peshës së veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, andaj duke marrë parasysh këto rrethana të njëjtit mund të jenë të pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë dukshëm zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

    Të dyshuarit L.L dhe I.Q. janë të njohur për organet e ndjekjes dhe janë të regjistruar si kryerës dhe të dënuar për vepra të kësaj natyre.

    “Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, dhe kjo masë i shërben efikasitetit të procedurës penale ngase do të mundësojë zhvillimin normal të hetimeve, do të parandalojë ikjen apo fshehjen e të pandehurve e po ashtu edhe rrezikun e përsëritjes së ndonjë vepre penale.”

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Kronika20 Korrik 2024
    Një burrë dyshohet se është rrahur nga disa persona në Preoc të Graçanicë. Sipas tij ata kanë poseduar edhe armë zjarri. Si...
    Kronika20 Korrik 2024
    Ditën e premte në Suharekë janë arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë vjedhur një kafshë. Kafsha në fjalë i është kthyer...
    Kronika20 Korrik 2024
    Një konflikt raportohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën Viti-Kllokot. Si pasojë e një mosmarrëveshje në komunikacion disa persona...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.