×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tre të arrestuar për aksidentin me 4 viktima në Vorë – Fushë Krujë, policia jep detaje

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Tre persona kanë përfunduar në pranga në lidhje me aksidentin me 4 viktima pak para mesnatës në aksin rrugor ”Vorë – Fushë Krujë”.

    Policia e Tiranës ka dhënë detaje pasditen e sotme, ku sqaron se të arrestuar janë drejtuesi i betonierës me të cilën u përplas automjeti me të cilin udhëtonin viktimat, një i afërm i tij për pengim të zbulimit të së vërtetës dhe menaxheri i firmës së betonit. Ndërsa është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme.

    Njoftimi i Policisë Tiranë:

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për aksidentin e ndodhur në Fushë Prezë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

    A. K., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë – Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;

    V. K., 25 vjeç, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;

    D. K., 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi A. K., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

    Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç. Punohet për kapjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./A2Cnn

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse së shpejti nuk...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Është dërguar për shërim në Romë 17-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë. Sipas burimeve të A2 CNN, rreth orës...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme...
    Lajme19 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të...
    Lajme19 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri...
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.