×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Tre shenjat më të urryera të Horoskopit

    FrontOnline
    27 Nëntor 2022

    Janë tre shenja që shumica e njerëzve i kanë futur në listën e zezë dhe kur njohin dikë që i përket njërit prej tyre, thjesht duan të ikin!

    Por cilat janë “delet e zeza” të zodiakut dhe pse karakteristikat e tyre negative i ndjekin në çdo hap dhe i bëjnë të tjerët t’i shikojnë me përçmim?

    Natyrisht duhet të themi se këto tre shenja kanë anët e tyre pozitive, të tjerat thjesht ja kalojnë dhe prandaj kanë fituar një reputacion të keq!

    Binjakët

    Fatkeqësisht, Binjakët kanë marrë statistikisht kryesimin në mospëlqimin për një arsye specifike. Ai konsiderohet dyfytyrësh dhe gënjeshtar! E akuzojnë se flet shumë, nuk e mbyll gojën dhe i pëlqejnë thashethemet. Përveç kësaj, ai nuk është shoku më i mirë që mund t’ju ndodhë. Nuk shquhet për privatësinë e tij dhe sërish do ta keni të vështirë të mbështeteni tek ai sepse është “diku tjetër”. Nga ana tjetër, duhet të themi se Binjakët janë shumë aktivë, të shoqërueshëm dhe gjithmonë kanë humorin e një fëmije të vogël që mund t’ju çojë në botën e tij dhe të kaloni një kohë emocionuese me të!

    Luani

    Ndërsa Luani shquhet për bujarinë e tij, ai shpesh bëhet i “urryer” për stilin e tij arrogant dhe idenë e mrekullueshme që ka për veten e tij. Ai dëshiron të jetë lider në çdo gjë, të bie në sy kudo dhe vëmendja të përqendrohet tek ai kudo që të jetë. Ai ndihet unik dhe kështu dëshiron që të tjerët ta shohin atë. I pëlqen të dëgjojë komplimente dhe kur të tjerët nuk shprehin admirimin e tyre për të, ai mburret për arritjet e tij! Mirë mund të jetë paksa e tepruar dhe e lodhshme për të gjitha sa më sipër, por pranë një Luani do të ndiheni gjithmonë të sigurt, ai do të kujdeset për ju dhe përveç kësaj do t’ju lëndojë sa kushdo tjetër!

    Akrepi

    Akrepi ka reputacionin e të qenit i keq, hakmarrës dhe i fshehtë. Ti nuk e di se çfarë fsheh, ai nuk të lë ta njohësh vërtet dhe gjithmonë mban një distancë dhe ruan një mister rreth emrit të tij. Sigurisht, e gjithë kjo është mbrojtja e tij, sepse e ka të vështirë t’u besojë atyre që e rrethojnë. Nëse arrini të hyni në zemrën e tij dhe ta bëni të ndihet i sigurt pranë jush, ai do t’ju përkushtohet përgjithmonë!

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Mars 2024
    Humbja e flokëve pas shtatzënisë (humbje e dukshme më shumë se mesatarja e 100 qimeve në ditë) është jashtëzakonisht e zakonshme. Një...
    Lifestyle27 Mars 2024
    DASHI Me Jupiterin e favorshëm do të jeni të sigurt në dashuri dhe të vendosur në idetë tuaja. Asgjë nuk mund të...
    Lifestyle26 Mars 2024
    Me rritjen e temperaturave, mjeket na paralajmërojnë që qëndrimi jashtë gjatë orëve më të nxehta mund të jetë i dëmshëm për shëndetin...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.