Të dielën në Gjakovë, tre burra kanë njoftuar policinë se garazhet e tyre janë përfshirë nga zjarri.
Zjarri është shuar, ndërsa rasti po hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJARRVËNJERr. Ferid Domi, Gjakovë 22.01.2023 – 16:10. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se garazhet e tyre janë përfshirë nga zjarri. Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.