Bota/Rajoni

Transporti hekurudhor në Kinë, gati për fluksin gjatë ditëve të festës

Transporti hekurudhor në Kinë, gati për fluksin gjatë ditëve të festës
14:38 | 30 Shtator 2020

Festa e Ditës Kombëtare pritet të rrisë numrin e udhëtarëve që përdorin transportin hekurudhor në Kinë. Gjatë 11 ditëve të ardhshme pritet fluks udhëtaresh, për shkak se shumë njerëz kthehen në vendlindje ose planifikojnë udhëtime gjatë festës.

Një total prej 108 milionë udhëtimesh me tren pritet të bëhen deri më 8 tetor, me një mesatare ditore prej rreth 9.82 milionë udhëtime, -tha të hënën Grupi Shtetëror i Hekurudhave të Kinës, cituar nga “China Daily”.

Kulmi i transportit të trenave pritet të regjistrohet më 1 tetor, dita e parë e festës së Ditës Kombëtare, me 13 milionë udhëtime pasagjerësh.

Industria e turizmit kinez ka shënuar rimëkëmbje edhe si rezultat i kontrollit efektiv të epidemisë Covid 19, tha kompania.

Për t’i shërbyer kërkesës në rritje, 9500 trena do të vihen në veprim çdo ditë, një shtesë prej 1200 trenash krahasuar me një periudhë normale.

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera