×
  • Lajme
  • Lajme

    Transformimi i shëndetësisë, ministri Latifi ka një kërkesë për të gjithë deputetët

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për gjendjen me pandeminë ka treguar se në të dhënat e ditës së djeshme, janë evidentuar mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar me COVID-19.

    Andaj, ai ka treguar se kanë marrë vendim që të shkurtojnë afatin e kthimit në punë për punëtorët shëndetësorë, të cilët sipas tij, do të kthehen në punë në ditën e pestë pas infektimit me virus nëse nuk kanë simptoma.

    “Sipas të dhënave të djeshme ne kemi pasur mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar. Por në bazë të evidencave shkencore me Omicron dhe praktikave të menaxhimit që filloj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne e kemi shkurtuar afatin e kthimit në punë me 5 ditë nëse janë pa simptoma klinike”, ka deklaruar ai.

    Latifi ka folur edhe për masat kufizuese Anti-COVID.

    Ai ka thënë se ashpërsimi i masave vie pas balancimit të: Situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, rasteve të vdekjes dhe numrit të punëtorëve shëndetësorë të infektuar me COVID-10.

    “Të gjitha vendimet që i marrim, ashtu siç edhe u diskutua më parë, për çfarëdo masa mbrojtëse dhe parandaluese janë rezultat i diskutimeve të gjata të shpeshta me profesionistët shëndetësorë dhe në bazë shkencore nga Instituti Epidemiologjik i Shëndetësisë Publike, Komitetin për Vlerësim dhe Parandalimin e Pandemisë, dhe grupin këshillëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë me të cilët përfaqësohen të gjithë hisedarët e mundshëm të digastereve të ndryshme të shtetet tona”, ka deklaruar ai.

    Latifi ka thënë se Kosova është e dyta pas Sllovenisë në lidhje me numrin më të madh të testeve Anti-COVID që po kryhen.

    Ndërsa, ka pasur një kërkesë për të gjithë partitë.

    “Kërkoj që të ulemi në këtë dhomë të shenjtë e të bisedojmë se si ta transferojmë shëndetësinë e cila është neglizhuar për tri dekada”, ka deklaruar ai./FrontOnline

     

     

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.