×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Trajtimi me portokall që largon të gjitha shenjat nga fytyra

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Kur ekspozimi i lëkurës me diellin dhe faktorët e jashtëm është i madh edhe kujdesi për të duhet të jetë i tillë. Mendoni për fytyrën e cila është nën kontakt të përhershëm me ambientin dhe çdo gjë që e rrethon, duke u bërë kështu një nga pjesët me delikate dhe të vështira të trupit. Përsëri e përsëri zgjidhja për të gjitha pyetjet tuaja gjendet tek produktet shumë të mira natyrale.

    Asgjë nuk e ndriçon fytyrën si një trajtim i mirë natyral. Portokalli përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në rregullimin e melaninës në lëkurë si dhe zbardhjen e shenjave në të. Uji i trëndafilit nga ana tjetër është një mënyrë e përkryer për ta tonfikuar fytyrën tuaj e për ta lënë sa më të butë. Ndaj ju sugjerojmë ta provoni këtë kombinim për të larguar gradualisht të gjitha shenjat që nuk dëshironi mbi lëkurën tuaj.

    Çfarë ju duhet:

    • 2 lëkura portokalli
    • 2 lugë çaji ujë trëndafili

    Përgatitja e trajtimit
    Për të përgatitur këtë trajtim këshillohet që të grini hollë në rende lëkurat e portokallit derisa të formohet pluhuri. Më pas në një enë bashkojini me pak ujë trëndafili që mund ta përgatisni vetë në shtëpi nga petalet e trëndafilit. Merrni dy grushta me petale petale dhe zhytini në 100 ml me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për ta përdorur.

    Përzieni të gjithë masën me një lugë derisa të formohet një pastë e hollë. Vendoseni të gjithën mbi fytyrë siç bëni me maskat zakonisht dhe lëreni të thahet për 15-20 minuta. Pasi maska të jetë tharë shpëlajeni fytyrën me kujdes me ujë te vakët dhe në fund vendosni kremin tuaj hidratant. Trajtimi këshillohet të përësritet disa herë në javë pasi bëni dush kur fytyra është e pastër dhe poret janë të hapura./AgroWeb

    Nga Rubrika
    Lifestyle11 Korrik 2025
    Dashi Financiarisht, mund të keni shpenzime të papritura. Në punë, do të keni mundësi për bashkëpunim dhe njohje. Në çështjet e dashurisë,...
    Lifestyle10 Korrik 2025
    Nuk ka të bëjë vetëm me ujin dhe freskinë. Trangujt ndihmojnë në tretje, mbrojnë zemrën, mbështesin shëndetin e lëkurës dhe kockave dhe...
    Lifestyle09 Korrik 2025
    Në një kohë kur rrjetet sociale janë bërë burimi kryesor i informacionit për shumë njerëz, gjithnjë e më shumë përdorues po rrezikojnë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.