×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tragjedia në Koçan: 135 pacientë po trajtohen në klinikat jashtë dhe brenda vendit, 20 në gjendje kritike

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën PULS në Koçan.

    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari njoftoi se 135 pacientë gjithsej po trajtohen në klinikat jashtë dhe brenda vendit. Momentalisht 51 pacientë kanë filluar të marrin trajtime jashtë vendit, ndërsa gjatë ditës do të dërgohen edhe 26 pacientë të tjerë. Ndërsa sot janë paraqitur edhe 3 pacient të rinj nga Koçani të cilët gjithashtu janë sjellë në Shkup për mjekim.

    “Mbeten 84 pacient që trajtohen në Shkup, vetëm se ka 3 pacinetë prej Koçanit, dy janë sjellë në qendrën klinike dhe një është në “8 Shtatori”. Gjithsej sot do të transportohen 26 pacientë, kështu që në Maqedoni do të mbeten 58 pacientë që duhet të trajtohen”, tha Taravari.

    Pacientët që po trajtohen këtu janë kryesisht me djegie dhe me fraktura.

    Edhe drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski u bëri thirrje të gjithë atyre që në mbrëmjen e kobshme kanë qenë prezent të paraqiten për kontroll tek mjeku.

    “Duhet të jemi të vetëdijshëm se djegiet e shkaktuara nga thithja e tymit mund të dëmtojnë sistemin e frymëmarrjes, prandaj të gjithë ata që kanë qenë në diskotekë dhe ata që nuk ndihen mirë duhet të shkojnë te mjeku për të parë nëse kanë ndonjë lëndim të brendshëm”, u shpreh Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

    Pacientët që tashmë janë dërguar jashtë vendit ndodhën në Turqi, Bullgari, Greqi, Serbi, Hungari, ndërsa gjatë ditës së sotshme do të dërgohen edhe disa të tjerë jashtë vendit, të cilët do të shpërndahen, në Slloveni dy pacientë, në Kroaci katër pacientë, në Austri tre herë nga dy pacientë do të dërgohen, dhe 12 të tjerë me avion do të nisen për në Beograd.

    Në vend gjithashtu kanë arritur 15 specialistë të djegieve nga Çekia, Izraeli, dhe Beogradi të cilët do të shpërndahen nëpër klinikat e vendit.

    Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se në koordinim me Spitalin Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, po formohen ekipe mobile të përbëra nga psikiatër dhe psikologë, të cilët do të ofrojnë mbështetje psikologjike për familjet e viktimave dhe pacientët./Alsat-mk

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse së shpejti nuk...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Është dërguar për shërim në Romë 17-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë. Sipas burimeve të A2 CNN, rreth orës...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më...
    Lajme19 Prill 2025
    Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar...
    Lajme19 Prill 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura...
    Lajme19 Prill 2025
    12:00, në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike....
    Lajme19 Prill 2025
    Sot me fillim nga ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. As në seancën e kaluar nuk arriti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.