×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tragjedia në Dibër/ Miniera shoi një familje, inxhinieri u gjet i vdekur te shkallët, në përpjekje për të dalë

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Kishin humbur kontaktet me familjarët prej tre ditësh, dhe vetëm në orën 03:00 te mëngjesit të së enjtes u gjetën, por të pajetë. Trupat e inxhinierit Ismail Hoxha, dhe dy punonjësve Fatos Ceskut dhe Rruzhdi Rushitit u zbuluan brenda minierës se Balgjajt në fshatin Selishtë të Peshkopisë. I pari që u nxor nga nëntoka ishte trupi i inxhinierit 62-vjeçar i cili u gjet 20 metra thellë, te shkallët hyrëse në bizhanteri, e cila është pjesa lidhëse.

    Mendohet se ai ka humbur jetën nga asfiksia në përpjekje për të dalë nga miniera ndërsa ka vënë re prezencën e gazit.  15 minuta me vone janë zbuluar trupat e dy punëtorëve që shoqëronin inxhinierin në kërkimin e kromit; Fatos Cesku  55 vjec dhe 33 vjecari Rruzhdi Rushiti. Ata u gjetën në thellësi të bizhanterisë rreth 80 metra nëntokë.

    Ekipet e policisë u vunë në lëvizje nga Sami Hoxha, i vëllai i Ismalit njërit prej viktimave. Ai mori në telefon për ndihmë komisariatin e Dibrës të mërkurën rreth orës 18:15, pasi gjatë gjithë ditës kishte tentuar të fliste me celular me të vëllanë pa marrë përgjigje. Para se të njoftonte policinë Samiu, nisi vetë kërkimet.

    Shkoi me makinë në zonën ku ndodhet miniera. Kontrolloi përreth dhe gjeti në kabinën e drunjte ku qëndronte inxhinieri dhe dy punonjësit, vetëm sendet e tyre personale, rrobat dhe celularët. Këto të dhëna përforcuan dyshimet se të tre ata mund të kishin mbetur të bllokuar në minierë. Me të marrë telefonatën e  Sami Hoxhës, policia nisi operacionin e kërkimit.

    Rreth 5 policë të komisariatit vendor dhe hetues mbërritën në zonë rreth orës 20.00. Pas konstatimit nga efektivët se në galeri kishte shpërthyer gazi metan është kërkuar ndihma e specializuar nga Reparti i Inspektim- Shpëtimit të Minierave. Në zonë nga Tirana mbërritën drejtori, 3 specialistë dhe  zv/ministri Ilir Betja. Pasi janë siguruar për vdekjen e tyre, policia ka njoftuar familjarët. Ekipet hetimore thonë se pista me e besueshme e ngjarjes tragjike është helmimi nga rrjedhja e gazit që ka sjellë vdekjen.

    Galeria ishte mbyllur që në vitin 2012, është rihapur sërish dhe mbyllur në vitin 2017, për t’u rihapur vetëm para një jave me leje kërkimore. Gjatë këtyre ditëve Ismail Hoxha kishte filluar dhe inspektime për të parë gjendjen në minierë. Vete ai kishte një eksperiencë të gjatë në këtë profesion pasi ka punuar prej vitesh ne gjeologji-miniera. Ismail Hoxha, ka lindur ne Deshat të Peshkopisë dhe banonte ne Tiranë, ndërsa dy viktimat e tjera Fatos Cesku dhe Rruzhdi Rushiti banonin në Bulqizë.

    Ky i fundit nuk la pas asnjë familjar. Fatin e tij tragjik e pati dhe e ëma e cila humbi jetën para dy vitesh, pasi u godit për vdekje nga shembja e gurëve ndërsa po mblidhte krom në Bulqizë. Ne galeritë e kromit ndodhin shpeshherë rrjedhje të gazrave nëntokësore. Në 5 vitet e fundit numërohen 30 viktima./ Abcnews.al

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë. Osmani...
    Vip29 Mars 2024
    Markat e ndryshme të modës, sidomos ato luksoze, shpeshherë krijojnë produkte me dizajne unike, e të cilat jo rrallëherë edhe kritikohen shumë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.