Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalur bindshëm e para edhe në këto zgjedhje në Deçan. Ramush Haradinaj si lider i partisë ka qenë bindshëm më i votuari. Plot 6554 vota ka marrë vota kandidati për president.
Daut Haradinaj është i dyti më i votuari te AAK. 4559 vota ka siguruar ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së.
Befasi e zgjedhjeve në Deçan është numri i votave që ka siguruar Hajdar Sutaj. 2843 vota ka marrë Sutaj në qytetin e tij.
Time Kadriai në Deçan vazhdon të jetë e populluar. Kadriaj është bindshëm femra më e votuar në Deçan me 2364 vota.
Shkumbin Demaliaj ka marrë 2344 vota duke lënë mbrapa ish-kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj me 2153 vota dhe ministrin në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj me 2070 vota, raporton indeksonline.
Arbër Tolaj ka marrë 1972 vota, ndërsa Erblina Tahiraj ka siguruar 1237 vota.