16:58 | 18 Gusht 2020
Mijëra serbë janë grumbulluar në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë, pa u kujdesur fare për distancën, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ata po presin për të marrë asistencat mujore prej 130 nga Pakoja Emergjente e Qeverisë së Kosovës, shkruan Reporteri.
Kjo ka bërë që në këtë lagje të krijohet një tollovi e madhe në kohën kur respektimi i masave po kërkohet më shumë se kurrë.
Siç shihet në një video të siguruar nga Reporteri, shumica prej tyre madje nuk janë të pajisur as me maska.
Kujtojmë se numri i rasteve me koronavirus gjatë ditës së sotme në Kosovë ka shënuar rënie, por megjithatë respektimi i rregullave mbetet i obligueshëm.
Tollovi të tilla gjatë javës së fundit kur edhe është bërë shpërndarja e parave nga pakoja emergjente janë parë në shumë qytete të Kosovë.

Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
Sponsoruar
Të tjera
-
13:51 | 06 Shkurt 2023
-
13:50 | 06 Shkurt 2023
-
13:26 | 06 Shkurt 2023
-
13:20 | 06 Shkurt 2023
-
13:19 | 06 Shkurt 2023
-
Bota/RajoniPasojat e tërmetit që la mbi 1 mijë e 400…13:14 | 06 Shkurt 2023
-
13:09 | 06 Shkurt 2023
-
13:05 | 06 Shkurt 2023
-
Bota/RajoniTërmeti në Turqi, Veliaj: Jemi me ju13:00 | 06 Shkurt 2023
-
12:58 | 06 Shkurt 2023
-
12:57 | 06 Shkurt 2023
-
12:54 | 06 Shkurt 2023