Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tolaj: Në vend të planifikimeve zyrtarët shëndetësorë thoshin “Vera po vjen, virusi po shkon – urime Kosovë”

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se rritja e rasteve me COVID-19, që ka ndodhur ditëve të fundit në Kosovë, është një ecuri normale e një pandemie.

    Tolaj tha se parashikimet kanë qenë edhe më herët që vala e dytë do të jetë edhe më e fuqishme sesa vala e parë dhe se ka pasur kohë që të planifikohet çdo gjë.

    “Më kujtohet se në vend që të ketë këso planifikime ka pasë më shumë prononcime në Facebook edhe të zyrtarëve, madje edhe të sektorit të shëndetësisë, të stilit “Vera po vjen, virusi po shkon. Urime Kosovë”. Kanë qenë definitivisht qëndrime jashtë çdo logjike – edhe shëndetësore, edhe shkencore”.

    Ai ka thënë se masat e reja anti-COVID-19, që janë miratuar sot nga Qeveria e Kosovës, duhet të shihen varësisht nga qëllimi për të cilin janë marrë.

    “Masat do të duhej t’i shikojmë nga këndi se cili është qëllimi i qeverisë. Nëse qëllimi është vetëm ulja e numrit të rasteve, atëherë sa më restriktive që janë masat janë aq më të efektshme. Nëse e ndalim jetën krejt dhe mbyllim të gjitha veprimtaritë ku do të mund të grumbulloheshin njerëzit, atëherë për një muaj është e mundur që ta zvogëlojmë numrin e rasteve të reja në 100. Por, a është ky qëllimi i qeverisë ose shoqërisë në përgjithësi? Mendoj se do të duhej që të merrej parasysh edhe një element tjetër që brenda këtyre muajve të forcohen kapacitetet, edhe kuantitativisht edhe kualitativisht, shëndetësore”, ka thënë Tolaj në Klan Kosova.

    Tolaj ka thënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që nga fillimi i pandemisë nuk ka bërë asgjë, përpos testimeve kufizuese.

    “IKSHPK tani del me këshilla jashtëzakonisht restriktive dhe të cilat ndonjëherë autoritetet e tjera, që do të duhej t’i shihnin në mënyrë më kritike, po i marrin si të mirëqena dhe obligative”.

    Infektologu ka thënë se nëse qëllimi i masave të reja, që do të hyjnë në fuqi nesër pasdite, është ulja e numrit të rasteve të reja do të jenë efektive, por do të kenë një çmim të caktuar.

    “E shoh që një çmim i caktuar do të paguhet edhe në shëndetësi. Duke u marrë me COVID-19, ne kemi harruar të sëmurët e tjerë – kardiakë, me sëmundje malinje, me sëmundje të tjera kronike dhe të tjerë – dhe e kemi shndërruar gjithë sistemin shëndetësor në një sistem që po merret me një sëmundje të vetme”.

    Ai ka deklaruar se derisa masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë në një linjë me masat që po marrin shtetet në Europë nuk duhet harruar faktin që Kosova është larg të qenit në një linjë me vendet europiane sa i përket kapaciteteve shëndetësore.

    “Kosova do të duhet që të ketë modifikim të këtyre masave duke lejuar jetën dhe në anën tjetër duke u kujdesur për rastet që i kemi. Është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm që përkundër numrit kaq të madh të rasteve, ne ende nuk kemi numër eksesiv të rasteve të hospitalizuara. Në Kosovë janë rreth 600-700 të hospitalizuar. Ai sistem shëndetësor i cili në javën e tretë ose të katërt të valës së dytë nuk mund të ballafaqohet me 600 të sëmurë, atëherë nuk është diçka në rregull me atë sistem shëndetësor”.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Kronika25 Mars 2023
    Një vajzë në Skenderaj derisa ishte duke fjetur ka ndërruar jetë. Lajmin në Polici e ka raportuar nëna e saj. Në raportin...
    Lajme25 Mars 2023
    Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë, po e konsiderojnë si shumë të pa qartë dakordimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në...
    Lajme25 Mars 2023
    Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin e kësaj partie, bëhet e ditur se konferenca do...
    Të tjera
    Vip24 Mars 2023
    Alaudin Hamiti sigurisht që ishte ndër emrat më të lakuar së fundmi. Kjo edhe për shkak se ai bashkë me prezantuesen Jonida...
    Lajme24 Mars 2023
    “Marshi për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, do të mbahet më 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, në...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Një delegacion i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ka vizituar Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësues politikë e drejtues të institucioneve....
    Lajme24 Mars 2023
    Pas vendimit ë Gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial, kanë reaguar edhe subjektet politike opozitare. Sipas tyre, rrëzimi...
    Lajme24 Mars 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së, ka thënë se e drejta ndërkombëtare vdiq më 24 mars...
    Vip24 Mars 2023
    Informacion nga jashtë por jo nga banorët por nga njerëzit. Mbrëmjen e sotme, një person është afruar pranë shtëpisë së “Big Brother...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.