×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Tolaj: Kosova s’ka kapacitete laboratorike për ta testuar variantin e ri të COVID-it

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Varianti i ri i Cornavirusit është përhapur në shumë vende të botës.

    Por, rreziku që i kanoset Kosovës është në dy segmente, përhapja e këtij varianti dhe pamundësia për të bërë teste brenda vendit.

    Kështu po thotë në një intervistë për Front Online, infektologu Ilir Tolaj.

    Ngjashëm si Kosova, edhe shumë vende të rajonit nuk e kanë mundësinë që të bëjnë teste tëvarianti të ri të Coronavirusit.

    E gjithë kjo për shkak të mosinvestimit në shkencë dhe hulumtime shkencore.

    “Është një segment tjetër, këtu Kosova edhe për shumë vite nuk do të jetë në gjendje të bëjë analiza të tilla. Duhet të jemi real edhe vendet e vogla nuk e kanë atë potencial, jo vetëm Kosova, por edhe vendet e rajonit, prandaj nuk dua që të bëjë akuza të pabaza ose nuk dua që tëfajësoj Institutin për diçka që nuk ka kapacitete reale në asnjë variant që tësigurojë, kjo ka të bëjë me zhvillimin e shkencën në një vend dhe në potencialin për të investuar nëshkencë dhe hulumtimi shkencore”, tha ai për Front Online.

    Ai tha se janë duke u bërë përpjekje që të dërgohen disa mostra përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa laboratorë tëAnglisë dhe nëEvropë që të testohen se a bëhet fjalë për variantin e ri të virusit.

    Tolajtha se është vështirë të dallohet një person i cili ështëi infektuar me variantin e ri të virusit pasi që pamja nuk dallon nga ai i vjetri.

    “E di që janë disa përpjekje për t’i dërguar mostrat përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë nëlaboratorë të caktuar tëEvropës, por edhe tëMbretërisë së Bashkuar për të testuar se a është fjala për një variant të ri. Por me qenë se pamja nuk dallon në mes të infeksionit me variantin e vjetër osetëmëhershëmtë Covidit dhe këtej variantit të ri sërish është e pamundur tëidentifikojmë një të sëmurë ose një të infektuar me besim e plotë se ky mund të ketëvariantine ri dhe ta marrimmostrën e ta dërgojmë atje”, është shprehur tutje ai.

     

    Tolaj: Ardhja e vaksinës e pamundëson përhapjen e valës së tretë të COVID-19

    Infektologu Tolaj, foli edhe për vaksinën anti-covid e cila në Kosovë pritet që të vijë në muajin prill.

    Ai tha se ardhja e vonshme e vaksinave në Kosovë, është neglizhencë e Ministrisë sëShëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, pas qësiç tha ai, kjo çështjeështë dashur të mendohet më herët.

    “Nuk mund të amnistojmëaskënd për diçka që janë përgjegjës, në momentin kur kanë filluar zbulimet e vaksinave dhe vaksinat e caktuara kanë arritur në fazat e caktuara të zhvillimit të tyre nëveçanti nëfazën dy dhe tre ajo ka qenë koha kur autoritet e Kosovësështë dashur që tëvejnëkontakte ose indirekt me prodhuesit ose dhe t’i sigurojnëvaksinat e caktuara edhe tani nuk është vonë. Po është njëneglizhencë e Ministrisë edhe IKSHPK-së të cilët është dashur që ta mendojnë këtë çështje nëmënyrë më të përgjegjshme dhe kuptohet ti ndërmarrin hapat konkret për sigurim e vaksinës”, tha Tolaj për Front Online.

    Ai tha se ardhja e vaksinave në Kosovë e pamundëson edhe përhapjen e valës së tretë të Coronavirusit.

    “A do të ketë valë të tretë do të varet shumë sa do të jemi nëgjendje të sigurojmëvaksinën, nëse vaksinat do të sigurohen ashtu siç po proklamohet nga autoritetet me siguri se shansetpër valën e tretë do të jenë minimale”, tha ai për Front Online.

     

    Tolaj: Pandemia pritet të përfundojë në fund të këtij viti nëse nisë vaksinimi

     

    Infektologu Tolaj tha se me vaksinimin e gjysmës sëpopullatës, fundi ipandemisë do të jetë në fund të këtij viti.

    “Në aspektin afat mesëm apo afat gjatë pres që pandemia nëKosovë të zbutet shumë gjatë verës së këtij vit ndërsa pres që mund të përfundojë duke ndihmuar me vaksinimin e  imunitetit kolektiv diku ka fundi i këtij viti”, ka thënë Tolaj për Front Online.

     

    Infektologu Tolaj: Do të ketë rritje të rasteve me Coronavirus pas festave të fundvitit

     

    Infektologu Tolajshprehet i bindur se do të rritet lakorja e rasteve të reja me Coronavirus shkaku i festave të fundvitit.

    Megjithatë nuk beson se do të përballën me mungesë të kapaciteteve.

    “Në Kosovë me siguri se do të ketë rritje të numrit edhe pas këtyre festave me qenë se ka pasur lëvizje të madhe të personave. Por, nuk besoj që do të jemi në një situatë në të cilën do të ballafaqohemi me mungesë të kapaciteteve për të hospitalizuarit. Popullata në përgjithësi ka një informim më të mirë tash rreth pandemisë, rreth sëmundjeve edhe rreth mjekimit në shtëpi”, tha ai për Front Online.

    Tolaj ka kritika për mënyrën se si është menaxhuar pandemia në përgjithësi.

    Kosova, sipas tij, duhet të nxjerrë mësime nga kjo pandemi, duke i identifikuar të metat e funksionimit shëndetësor, për t`i evituar më pas ato.

     

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.