[wp-story]

Lajme

Tolaj e Berisha nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare për fillimin renovimit të objektit AKP-së

Tolaj e Berisha nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare për fillimin renovimit të objektit AKP-së
13:02 | 21 Gusht 2019

Kryetari i Agjensionit Kosovar të Privatizimit, Valon Tolaj ka nënshkruar sot një marrëveshje të shumëpritur me sekretarin e Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha.

Marrëveshja e mirëkuptimit mundëson mbylljen e procedurave për fillimin renovimit të objektit për nevoja të AKP-së.

“Sot, bashkë me Sekretarin Arton Berisha, nënshkruam marrëveshje mirëkuptimi, e cila mundëson mbylljen e procedurave për fillimin renovimit të objektit për nevoja të AKP-së.

E patolerueshme që një staf i mrekullueshëm e profesional, të punoj në hapësirat ekzistuese me rrezik edhe shëndetësor dhe që nuk plotëson as minimalisht kriteret për punë.

Falënderim për Ministrin Mahir Yağcilar për mbështetjen dhe bashkëpunimiin” shkruan Tolaj në njoftim./Front Online/

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera