[wp-story]

Bota/Rajoni

Tiranë, mësimi rinis më 6 Dhjetor

Tiranë, mësimi rinis më 6 Dhjetor
20:30 | 02 Dhjetor 2019

Pas pezullimit disa ditor prej tërmetit shkatërrimtar të javës së kaluar, mësimi do të rinisë në pjesën më të madhe të shkollave të kryeqytetit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se 90% e shkollave të kryeqytetit nuk kanë probleme. Teksa inspektoi dëmet në shkollën “Musine Kokalari” në kombinat, ndër më të dëmtuarat nga tërmeti, Veliaj shpjegoi se si do të veprohet me to.

“Dy shkollat në Pezë dhe në Pezë të Vogël do të prishen sepse nuk mbajnë më, janë struktura të vjetra, të bëra në vitet e skamjes, që nuk mbajnë më rikonstruksion… Për disa shkolla si “Musine Kokalari”, “Ramazan Jarani”, “Lasgush Poradeci” na duhet të bëjmë një vëzhgim akoma më të thelluar”.

Ndërsa nxënësit e shkollave të dëmtuara do ta zhvillojnë mësimin në shkollën më të afërt.

“ Në ato godina që ju përmenda, ku kemi pasur probleme, do të bëjmë një transferim tek shkolla më e afërt”.

Veliaj njoftoi se brenda të martës do të ketë një panoramë të qartë dhe përfundimtare për dëmet që kanë pësuar të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat e kryeqytetit. Krahas ekipit që bën verifikimin e institucioneve arsimore, Bashkia e Tiranës ka angazhuar një tjetër skuadër të madhe që kqyr dëmet në ndërtesat e banimit.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera