×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Tirana, më e shtrenjtë për të jetuar – Indeksi i kostos së jetesës: Mbetet sërish kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Tirana është bërë një qytet më i shtrenjtë për të jetuar, krahasuar me një vit më pare, thotë indeksi i kostos së jetesës i “Mercer”, më prestigjiozi në këtë drejtim, dhe që kryhet në formën e një ankete, ku pyeten të huajt që jetojnë në  atë vend. Indeksi i këtij viti, i sapo publikuar, tregon se, Tirana është qyteti i 163-të në listën me 209 qytete e kryeqytete, ku vendi i parë i listës i takon qytetit më të shtrenjtë në botë, dhe vendi i fundit qytetit më të lirë.

    E ndërkohë që këtë vit jemi në vendin e 163-të, vitin e kaluar ishim të 166-tët, çka sinjalizon se, Tirana është bërë më e shtrenjtë për jetesën e njerëzve, si krahasuar me veten një vit më parë, ashtu krahasuar edhe me të tjerët. Paçka se jemi ndër vendet më të lira në botë sipas kësaj ankete, nuk jemi aspak ndër vendet më të lira në Europë. Madje, jemi edhe më të shtrenjtë se kryeqytete të ndryshme europiane dhe rajonale.

    Varshava, Sofia, Bukureshti, apo Sarajeva, Shkupi e Beogradi janë kryeqytete europiane më të lira se Tirana, thotë indeksi i “Mercer” këtë vit. Në rajon rezultojmë të jemi kryeqyteti me koston më të lartë të jetesës, pasi Podgorica dhe Prishtina nuk janë pjesë e indeksit. Në nivel global, Hong Kongu rezulton të jetë jetë qyteti më i shtrenjtë, i ndjekur nga Tokyo dhe Singapori.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Ekonomi01 Dhjetor 2023
    Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me udhëzime shtesë që të kihet kujdes sa u përket monedhave të falsifikuara. BQK njofton qytetarët...
    Ekonomi30 Nëntor 2023
    Ashtu si në tregjet ndërkombëtare, edhe në Kosovë janë rritur nevojat për modernizimin e sistemeve dhe përshtatjen e tyre me standardet ndërkombëtare....
    Ekonomi30 Nëntor 2023
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka mbajtur konferencë për medie pas konstituimit të Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore....
    Të tjera
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit. Nacionale ka marrë vesh nga...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Antony Blinken iu kundërpërgjigj pretendimeve të Hamasit se SHBA-ja dhe Izraeli i dhanë fund armëpushimit sepse dëshironin që armiqësitë të rifillonin mes...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit. Rastin përFront Online e ka...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë arritur, nën përcjelljen e rreptë të policisë, katër të arrestuarit që dyshohen për pjesëmarrje në grabitjen...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Gjykata Komerciale e ka pezulluar edhe në rivendosje ndërtimin e Rrugës A. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se i ka thënë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ka...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.