×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët kore pro tij, shkarkohet ish-trajneri i Spanjës dhe Realit

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Sevilla vazhdon të vuajë në këtë sezon, si në La Liga ashtu edhe në Champions League. Skuadra spanjolle humbi 1-4 përballë Dortmundit të mërkurën në mbrëmje, disfatë që i ka shkaktuar pankinën trajnerit Julen Lopetegui.

    Tifozët nuk e kursyen mbështetjen për të dhe nisën koret pro trajnerit gjatë takimit ndaj verdhezinjve gjermanë, por klubi ka zgjedhur të bëjë një ndryshim pas mungesës së reagimit nga ana e lojtarëve.

    56-vjeçari mbante postin e trajnerit të Sevillas prej korrikut të vitit 2019, ndërkohë që drejtoi kombëtaren e Spanjës dhe Realin e Madridit përpara nisjes së aventurës 3-vjeçare në Andaluzi, aty ku fitoi Europa League në vitin 2020.

    Kanë qenë tre vite historike, spektakolare”, u shpreh Lopetegui shkurtimisht pas shkarkimit. Sevilla po vuan në kampionat, aty ku numëron vetëm pesë pikë pas shtatë javëve të para, teksa në grupin G në Champions, numëron vetëm një pikë.

    Drejtuesit e klubit kanë zgjedhur të rikthejnë Jorge Sampaolin në stolin e ekipit. 62-vjeçari argjentinas e ka drejtuar Sevillan edhe në periudhën korrik 2016-maj 2017 në 53 ndeshje, me një mesatare pikësh 1.75.

    Sezonin e fundit, 62-vjeçari provoi një eksperiencë në Ligue 1 te Marseille, ndërkohë që më parë ka drejtuar edhe Kombëtaret e Argjentinës dhe Kilit.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Sport16 Prill 2024
    Në mediat tona kanë filluar raportime se Akil Gjakova është dorëzuar apo pritet të dorëzohet në stacionin policor në Pejë, pas dyshimeve...
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Sport16 Prill 2024
    Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka arritur një sukses tjetër. Ai është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Ligën franceze...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Sport16 Prill 2024
    Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka arritur një sukses tjetër. Ai është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Ligën franceze...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Ajo miratoi një opinion ligjor...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Pas kësaj ka reaguar...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ministrja e Jashtme, Donika...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.