×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Thirrje Bosnjes për t’iu siguruar strehim migrantëve

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Katër organizata të të drejtave të njeriut bënë thirrje për mbështetjen e menjëhershme të afro 2,500 refugjatëve, migrantëve dhe azilkërkuesve, të cilët mbeten pa strehë dhe në kushte të vështira dimri në Bosnje e Hercegovinë.

    Në një deklaratë të lëshuar të martën, Amnesty International, Jesuit Refugee Service Europe, Medecins du Monde Belgique dhe Refugee Rights Europe thanë se autoritetet e Bosnjes nuk kanë arritur të sigurojnë strehim të duhur për migrantët dhe azilkërkuesit, ndërsa Bashkimi Evropian ka shpenzuar dhjetëra miliona euro ndihma.

    Organizatat thanë se në veriperëndim të Bosnjes, rreth 900 njerëz janë duke fjetur nën qiell të hapur, në kampin e improvizuar Lipa, për më shumë se tri javë.

    Kampi i tendave u ngrit vitin e kaluar si një strehim i përkohshëm gjatë pandemisë së koronavirusit dhe u mbyll më 23 dhjetor.

    Një zjarr që shpërtheu gjatë evakuimit të banorëve, shkatërroi pjesën më të madhe të kampit.

    “Për shkak të paaftësisë së politikanëve të të gjitha niveleve të qeverisjes për të arritur marrëveshje, përpjekjet për t’i zhvendosur banorët e Lipës në qendrat e gatshme për dimër, diku tjetër në [Bosnje], kanë dështuar”, thuhet në deklaratën e katër organizatave të të drejtave të njeriut.

    Sipas deklaratës, njëzet çadra me ngrohje u instaluan në kamp gjatë fundjavës së kaluar, por më shumë se 350 njerëz mbeten në strehimore të improvizuara, pa qasje në ujë të rrjedhshëm, kanalizim ose ngrohje.

    Shumica e atyre në kamp janë nga Pakistani dhe Afganistani.

    Agjencitë e BE-së kanë dhënë mbi 88 milionë euro ndihmë për Bosnjen gjatë tre vjetëve të kaluar, për t’i adresuar nevojat e menjëhershme të refugjatëve, azilkërkuesve dhe migrantëve, si dhe për t’i forcuar kapacitetet e menaxhimit.

    Pavarësisht kësaj, Bosnja “nuk ka arritur të marrë përgjegjësinë e plotë për menaxhimin e objekteve ekzistuese ose të sigurojë mbështetje minimale për ata që janë të bllokuar në vend”, tha Amnesty International në një deklaratë të veçantë. /rel

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Bisedimet virtuale midis ShBA-së dhe Izraelit për një ofensivë të mundshme në Rafah kanë filluar, sipas zëdhënësit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, lidhur me njoftimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për rishikimin e pjesëmarrjes së Maqedonisë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për një vizitë zyrtare në Maltë. Ai do të pritet në një...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar me kryenegociatorin e...
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, po mbahet në burg në Serbi, për këtë ish-nënkoloneli, Rrahman Sylejmani, ka thënë se Serbia...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Tre-vjeçari nga Shqipëria, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga gjyshërit e tij, nuk është gjetur ende. Policia njoftoi të enjten se...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi për FrontOnline thotë se kjo nuk është hera e pare që Serbia shkelë marrëveshjet apo konventat...
    Lajme18 Prill 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot. Pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës me më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.