[wp-story]

Lajme

Theret me thikë zyrtari policor në Pejë

Theret me thikë zyrtari policor në Pejë
17:34 | 20 Gusht 2019

Një zyrtar policor është sulmuar sot me thikë, para Stacionit Rajonal Policor në Pejë.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për FrontOnline se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55, në rrugën Mbretëresha Teutë.

Ai ka treguar se zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë).

“Falë shkathtësive profesionale të zyrtarit policor dhe ndihmës së një qytetari është arritur që viktima të shpëtoj me jetë, personi i dyshuar është arrestuar, gjendja e viktimës sipas ekipit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në tentativë””, ka thënë ai për FrontOnline.

Ndërkohë që ka shtuar se hetuesit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti.

Burime të FrontOnline, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një zyrtar policor me gradën Kapiten dhe se sulmuesi ka inicialet A.Z., i cili tashmë është arrestuar./FrontOnline/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera