Një i mitur është therur me thikë sot në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Shkaku i lëndimit trupor i riu u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK.
Atë dyshohet se ia shkaktoi një moshatari i tij, i cili është arrestuar nga Policia.
Këtë e ka konfimuar për Front Online, Agron Borovci, zëdhënës i policisë.
Sipas tij ngjarja ndodhi rreth orës 14:45.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë, thikë”, ka thënë Borovci për Front Online.
Ai ka shtuar se aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
Edhe dje gjatë ditës pati probleme në afërsi të një shkolle në Prizren.
Si pasojë e një përleshje mes të rinjve, një 15 vjeçar, humbi jetën, meqë nuk mundi t`u mbijetojë plagëve të marra nga therrja.
Motivet e kësaj vrasje ende nuk dihen.