[wp-story]

Front TV

Thaçi: Vendimi i Kushtetueses i hapi rrugë formimit të Qeverisë së re, partitë politike ta respektojnë

Thaçi: Vendimi i Kushtetueses i hapi rrugë formimit të Qeverisë së re, partitë politike ta respektojnë
10:50 | 29 Maj 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë për dekretin e mandatarit, raporton Front Online.

Thaçi përmes një konference për media tha se mirëpret vendimin e kësaj Gjykate përmes së cilit sipas tij do t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja.

“Si President i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së Kosovës. U konfirmua edhe mbrëmë me vendim unanim të Gjykatës”, u shpreh Presidenti.

Tutje Thaçi tha se me vendimin e mbrëmshëm u konfirmua se Kuvendi është institucioni më i lartë politikë në vend.

“Duhet qe sa më parë të formohet Qeveria e re. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike t’i zbatojnë të gjitha vendimet e Kushtetutës”, tha ai, raporton Front Online.

Ai poashtu iu ka bërë thirrje liderëve politikë që të pranojnë vendimin e kësaj Gjykate.

Thaçi mes tjerash ka falënderuar punëtorët shëndetësorë për punën e tyre gjatë kësaj kohe të pandemisë.

“Duhet ta ruajmë rendin kushtetues, paqen dhe stabilitetin. Të përqendrohemi në tejkalimin e pandemisë. Ftojë shtetet e BE-së që të marrin sa më shpejt vendimin për liberalizmin e vizave për Kosovën. Ta ruajmë dhe ta forcojmë partneritetin me SHBA-në”, deklaroi ai, raporton Front Online.

Kujtojmë se mbrëmë Kushtetuesja përmes një vendimi i ka dhënë të drejtë presidentit Thaçi për dekretin e mandatarit përmes të cilit Avdullah Hotin e LDK-së e mandatoi për kryeministër të Kosovës, raporton më tutje Front Online.

Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbrëmë ka reaguar edhe partia e Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Vetëvendosje.

Kjo e fundit ka kërkuar edhe një herë organizim sa më të shpejt të zgjedhjeve.

Poashtu në rrjetet sociale është bërë thirrje që më 5 qershor të mbahet protestë. /FrontOnline/

 

Direkt: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mban konferencë për medie pas vendimit të Kushtetueses

Direkt: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mban konferencë për medie pas vendimit të Kushtetueses

Δημοσιεύτηκε από Front Online στις Παρασκευή, 29 Μαΐου 2020

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera