[wp-story]

Lajme

Thaçi tregon se çfarë bisedoi me Josep Borellin

Thaçi tregon se çfarë bisedoi me Josep Borellin
13:32 | 15 Janar 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, me të cilin ka diskutuar për perspektivën evropiane dhe zhvillimet në Kosovë e rajon.

Thaçi ka thënë se me Borell janë pajtuar që të  vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan “FrontOnline”.

Kjo sipas presidentit nënkupton njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu Thaçi ka kërkuar që BE-ja ta përmbushë obligimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Postimi i plotë i Thaçit: 

Sot zhvillova një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, me të cilin diskutova për perspektivën evropiane dhe zhvillimet në Kosovë e rajon.

Në këtë bisedë theksova se Kosova është e përkushtuar t’i përfundojë reformat që ka nisur dhe që janë përcaktuese për anëtarësimin e Kosovës në BE, si dhe kërkova që të përmbushet obligimi i BE-së për heqjen e vizave për qytetarët tanë, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Ne u pajtuam rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

E mirëpresim vizitën sa më të shpejtë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Republikën e Kosovës. HTH

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera