Takimi i Uashingtonit do të jetë një kthesë historike për shtetin e Kosovës, raporton Front Online.
Kështu ka thënë Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një konferencë për medie.
Sipas tij, nga Uashingtoni gjithmonë kanë ardhur lajme të mira dhe beson se kështu do të ndodhë edhe në takimin e 27 qershorit.
Ndonëse presidenti e pranon se do të jëtë një proces shumë i rëndë.
“Takimi i Uashingtonit po afrohet. Institucionet e kane marrë me përgjegjësi këtë takim. Shkojmë atje me parime të qëndrueshme. E falënderojmë Grenellin. Takimin në Uashington e konsiderojmë si kthese shtetërore. Delegacioni shkon për të përfaqësuar dinjitetshëm interesat e popullit. Vendi ynë është i bekuar që ka mbështetjen e SHBA-ve. Do të punojmë që ta arrihet marrëveshja paqësore. Në këtë mënyre i hapim rrugë njohjes reciproke dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Kam besim të plotë që takimi do të kontribuojë për konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm. Do të shkojmë atje me flamurin shtetëror të Kosovës që paraqet integritet të plotë territorial. Çdo paragjykim dhe spekulim tjetër është i panevojshëm. BE-ja hyn e hendikepuar në këtë proces meqë nuk ka liberalizuar vizat”, u shpreh ai. /FrontOnline/
Direkt: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mban konferencë për medie
Direkt: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mban konferencë për medie
Δημοσιεύτηκε από Front Online στις Πέμπτη, 18 Ιουνίου 2020

Të tjera
-
20:00 | 17 Shkurt 2021
-
19:54 | 17 Shkurt 2021
-
19:51 | 17 Shkurt 2021
-
19:51 | 17 Shkurt 2021
-
19:46 | 17 Shkurt 2021
-
19:44 | 17 Shkurt 2021
-
19:33 | 17 Shkurt 2021
-
19:30 | 17 Shkurt 2021
-
19:27 | 17 Shkurt 2021
-
19:26 | 17 Shkurt 2021
-
19:18 | 17 Shkurt 2021
-
19:17 | 17 Shkurt 2021